Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se kjo ditë u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve qe sakrifikojnë interesat e tyre personale për interesat e shoqërisë.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, theksoi se njerëzit e Kosovës, kryesisht të rinjtë e të rejat, në të gjitha etapat e rrethanat janë dëshmuar me angazhimin dhe shpirtin e tyre vullnetar.


"Shpresoj se vitin tjetër këtë ditë të veçantë do ta shënojmë në kushte krejt normale dhe pa pandemi!", ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hotit: "Urime Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit! Kjo ditë e shënuar u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve që sakrifikojnë interesat e tyre personale për interesat e shoqërisë dhe komunitetit dhe në të njëjtën kohë përfitojnë edhe shkathtësi, eksperienca dhe miqësi të reja anekënd botës. Njerëzit e vendit tonë, kryesisht të rinjtë e të rejat, në të gjitha etapat e rrethanat janë dëshmuar me angazhimin dhe shpirtin e tyre vullnetar. Shpresoj se vitin tjetër këtë ditë të veçantë do ta shënojmë në kushte krejt normale dhe pa pandemi!", ka shkruar Hoti. /Telegrafi/