LAJMI I FUNDIT:

Hoti në shoqatën Down Syndrome Kosova: Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë për të gjithë

Hoti në shoqatën Down Syndrome Kosova: Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë për të gjithë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme ka vizituar shoqatën “Down Syndrome Kosova”.

Hoti gjatë vizitës ka thënë se viti 2020 ka qenë vit i vështirë.

“Viti që po lëmë pas ka qenë një vit i vështirë për të gjithë pa përjashtim, por për disa grupe të shoqërisë që kërkojnë shërbime të veçanta ka qenë një vit edhe më i vështirë. Le të lutemi që ta tejkalojmë këtë situatë. Do të shfrytëzoj mundësinë që t’ju uroj Vitin e Ri, shëndet dhe gëzime për vitin e ardhshëm së bashku me familjet e juaja dhe të gjithë ju që po ofroni kujdes për këta fëmijë”, tha ai.


Kryeministri Hoti shprehu keqardhje që, iniciativa për trajtimin në aspektin ligjor të grupeve me nevoja të veçanta nuk ka mundur të finalizohet, për shkak të zhvillimeve politike, por i siguroi ata se do të kenë mbështetjen e tij të plotë për të realizuar këtë nismë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori