LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ftuam Lajçakun për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqim çfarëdo dyshimi për UÇK-në

Hoti: Ftuam Lajçakun për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqim çfarëdo dyshimi për UÇK-në

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje e personave të zhdukur, Andin Hoti, ka dhënë detaje rreth vizitës dy ditore në Bruksel të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se e kanë ftuar Lajçakun për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqin çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket “shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së”.

“Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson qasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”, ka shkruar ndër të tjerash Hoti.


Hoti po ashtu thotë se kanë kërkuar qasje të plotë në territorin e Serbisë për hulumtime të varrezave masive apo çfarëdo informate që kemi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Të dashur familjarë të personave të zhdukur me forcë, të nderuar qytetarë, Pas vizitës dy ditore në Bruksel më lejoni t’iu informoj lidhur me takimet dhe angazhimet e delegacionit të kryesuar nga zv. Kryeministri z. Besnik Bislimi, për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë që na mungojnë. Takimi i parë është mbajtur në mes të z. Miroslav Lajçak, z. Besnik Bislimi, dhe meje si Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. Takimi i dytë është mbajtur në mes të z. Lajçak, z. Besnik Bislimi dhe z. Petkoviç”, ka njoftuar ai.

Hoti ka treguar se cilat tema kanë trajtuar në takime.

– Është njoftuar z. Lajçak lidhur me procesin e deritashëm, progresin dhe sfidat që po hasim në zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë;

– Kemi kërkuar që fati i këtyre personave të trajtohet si çështje imediate dhe humane;

– Kemi kërkuar intensifikim të bashkëpunimit në shkëmbimin e informatave, dinamikë të shtuar të takimeve tona, qoftë nevoja edhe për çdo muaj, jo vetëm 2 herë në vit siç ka qenë deri tani;

– Kemi kërkuar gjithashtu garanci, rritje të presionit ndaj Serbisë dhe afat kohor për procesin, sepse zbardhja e fatit të të pagjeturve nuk mund të lejojmë të zvarritet pafundësisht;

– Pasi që Serbia ka qenë e organizuar në nivel shtetëror me organet dhe forcat policore e ushtarake, si dhe me njësi paramilitare që kanë vrarë e masakruar anë e kënd Kosovës, duke i kidnapuar e zhdukur me forcë mijëra persona, ne kemi kërkuar qasje të plotë në arkivat shtetërore të Serbisë, veçanërisht në arkivat e ushtrisë dhe policisë gjatë kohës së luftës në Kosovë;

– Lidhur me arkivat, pas dakordimit të palës serbe, kemi ofruar bashkëpunim të plotë dhe e kemi ftuar z. Lajçak për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqim çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket ‘shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së’. Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson çasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë.

– Po ashtu, kemi kërkuar qasje të plotë në territorin e Serbisë për hulumtime të varrezave masive apo çfarëdo informate që kemi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur;

– Kemi kërkuar dorëzimin e menjëhershëm të raporteve të ADN-së, pas identifikimit të trupave nga varreza masive e Kizhevakut, në mënyrë që të njoftohen familjarët, si dhe të bëhet urgjentisht riatdhesimi i trupave në Kosovë.

Hoti thotë se këtë njoftim po e bën për të informuar familjarët e personave të zhdukur lidhur me diskutimet dhe kërkesat në Bruksel.

“Këtë njoftim po e bëjë për t’i informuar familjarët e personave të zhdukur me forcë lidhur me diskutimet dhe kërkesat tona në Bruksel, si dhe për të evituar çdo keqinterpretim apo keqkuptim që mund të shfaqet në komunikimet përmes mediave.Politizimi i kësaj çështje, e sidomos i takimeve tona në Bruksel, nuk i bënë nder askujt dhe nuk e ndihmon procesin dhe ndjeshmërinë që ka kjo temë.Shpresoj në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e spektrit politik kur janë në pyetje edhe 1632 persona që na mungojnë”, thotë mes tjerash ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori