LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Jemi të obliguar të punojmë për rininë

Hoti: Jemi të obliguar të punojmë për rininë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti sot takoi drejtorët e shkollave të komunës së Prishtinës, të kryesuar nga Drejtori Komunal i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj.

Hoti pasi shpalosi Programin Nacional për Rininë para drejtorëve të shkollave të Prishtinës, i njoftoi ata për fillimin e garës nga java e ardhshme.

“Prorgami Nacional për Rininë do të përfshijë rreth 340 mijë nxënës të Republikës së Kosovës. Kemi hartuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për garë në formë të udhëzueseve, që janë duke u shpërndarë nëpër shkolla. Ju njoftoj se që nga 19 shkurti i këtij viti do të filloj gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, pres nga ju përkushtim për implementimin e këtij programi”.


Ndërsa, Drejtori Salihaj theksoi edhe njëherë mbështetjen që Komuna e Prishtinës i ofron Programit Nacional për Rininë duke treguar arsyet për këtë.

“Ne e mbështesim Programin Nacional për Rininë sepse me këtë program nxënësit do të mësojnë si të garohet, do të rritet kreativiteti dhe do të largohet frika e përballjes”, tha Salihaj​.

Programi Nacional për Rininë përfshin të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar dhe universitar në Republikën e Kosovës në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori