Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se Kuvendi nuk i ka votat për ratifikimin e marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Hoti foli edhe për demarkacionin, për të cilin tha se ose duhet që Ramush Haradinaj ta kthej aty ku ka pretenduar, ose të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit.


Ai tha se për këtë çështje pret që të hedhet në votim ka fundi i janarit apo në shkurt.

Për liberalizimin e vizave, ai thotë se Haradinajt më askush nuk do t’i besoj./RTV D/