LAJMI I FUNDIT:

Hoti: “Ekipi Dekorues” nuk i përfaqëson shqiptarët në dialog

Hoti: “Ekipi Dekorues” nuk i përfaqëson shqiptarët në dialog

Avdullah Hoti, Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, nuk e vlerëson të duhur mënyrën se si po përfaqësohet Kosova në dialogun me Serbinë.

Ai tha se Kosova ka institucione që e marrin mandatin përmes votës për ta përfaqësuar Kosovën, përderisa kritikoi ekipin negociator në krye me Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn.

“Mënyra se si po përfaqësohet Kosova është fundamentalisht gabim. Ekipi që e përfaqëson Kosovën atje në vetvete nuk përfaqëson asgjë, sepse Kosova i ka institucionet që duhet ta përfaqësojnë – dhe kjo është qeveria e vendit. Nëse kjo qeveri nuk ka legjitimitet, pra nuk e ka shumicën parlamentare, atëherë duhet ta gjejë mënyrën për të vazhduar tutje. Këta persona nuk e përfaqësojnë shumicën shqiptare në Kosovë”, ka deklaruar Hoti.


Në një intervistë në Info Magazine, Hoti foli edhe për deklaratat e kundërshtarëve politikë që po i bëjnë ftesa publike LDK-së për t’iu bashkuar Ekipit Dialogues, të cilat i konsideroi si pasojë e “frikës në procesin e dialogut për shkak se u mungon aftësia politike, pra legjitimiteti, për ta përfaqësuar Kosovën”.

Arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë, ai nuk po e sheh si diçka emergjente. Madje, tha se ndoshta duhet pritur.

“Kosova nuk ka situatë emergjente. Është nevoja dhe thirrja e partnerëve që të ulemi në dialog dhe t’i normalizojmë marrëdhëniet. Nuk është situatë e jashtëzakonshme. Nuk guxon askush t’ia japë të drejtën vetes ta përfaqësojë Kosovën pa pasur legjitimitet”, tha Hoti.

Ai e ka quajtur “Ekip Dekorues”,  Ekipin Negociator të Kosovës për bisedimet në Bruksel.

“Ky ekip është ‘Ekip Dekorues’ për t’i siguruar njëfarë legjitimiteti, së pari Presidentit Thaçi, sepse ai e ka krijuar një klimë duke menduar se është një situatë emergjente. Ndoshta duhet të presim për ditë më të mira në Serbi, ku politikanët atje do të kuptojnë se janë dy shtete dhe së bashku mund të ecim drejt perspektivës evropiane”, tha Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori