LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Drenori dhe Xhemajlaj i kthyen kualitet Dreansit

Hoti: Drenori dhe Xhemajlaj i kthyen kualitet Dreansit

Enver Hoti nga Nisma për Kosovën, duke komentuar fushatën e bërë nga kandidati i pavarur për Kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, ka thënë se Drenori nuk është një kuadër i PDK-së.

Këto deklarime Enver Hoti i dha në debatin televiziv në Info Magazine të Klan Kosovës, duke shtuar se Isa Xhemajlaj dhe Xhavit Drenori i kanë dhënë kualitet qytetit të Drenasit për të cilin tha se ”është ngulfatur nga persona të caktuar”.

”Drenori nuk është një kuadër i PDK-së. E përgëzoj shumë për fushatën që e ka bërë. Xhemajlaj në një anë dhe Drenori në tjetrën anë i kanë dhënë kualitet Drenasit për t’u ndryshuar të cilin qytet e kanë ngulfatur e kanë mbytur persona të caktuar”, tha Hoti.


Sipas tij, nga pushteti në Drenas, kanë përfituar katër apo pesë familje me vende të punës.

”Fatmir Limaj nuk është në garë për kryetar të Drenasit. Nuk mund Kosova të ndahet në rajone. Drenasi është komunë sikurse të gjitha komunat tjera”, tha ai.

”Komoranin e ka humb ai, me menaxhimin e keq, e jo Fatmir Limaj sepse ai nuk është në garë për kryetar Drenasi”.

”PDK ka njerëz që kanë nën kontroll gjendjen duke iu bërë presione. Asnjëherë nuk ka dhënë Fatmir Limaj premtim se do të merret me kryqin e Komoranit”, ka përfunduar Hoti./Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori