Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se tani është koha për vendime të prera, në mënyrë që të mos pësojnë edhe më tutje qytetarët e vendit. Ai ka kërkuar nga koalicioni qeverisës që t’i marrë bartë përgjegjësitë dhe t’i çojë proceset përpara.
“Kur është themeluar kjo qeveri është themeluar mbi bazën e kritikave mbi qeverinë e kaluar për Demarkacionin. Kurse tash prapë deputetëve ju ka sjellë e njëjta marrëveshje. Pra po vijmë te ajo që ne si LDK e kemi thënë vazhdimisht se kauza e Demarkacionit ka qenë e rrejshme dhe për këtë kanë pësuar qytetarët pasi nuk është bërë liberalizimi, e që është një proces që po zvarritet që prej 2015”, ka theksuar Hoti në emisionin “Intervista me Blerimin” në RTK 1.
Ai ka thënë se për këtë përgjegjësinë për marrëveshjen e demarkacionit e bartë koalicioni qeverisës.
“Ne e dimë se koalicioni qeverisës nuk i ka të sigurta as 61 vota, por ata duhet të jenë bashkë në këtë marrëveshje dhe nëse ata janë bashkë ne normalisht do të ulemi dhe për interesa të shtetit për të bërë 2/3 në Kuvendin e Kosovës. Me aq sa kam dëgjuar përveç PDK-së që mbetet në mbështetje të kësaj marrëveshje, partitë tjera nuk kanë lëvizur nga qëndrimet. Tani nuk është koha e manovrave politike për përfitime afatshkurte.
Është koha për vendime të prera dhe për ta parë njëri – tjetrin në sy dhe për të pranuar një gabim që është bërë nga opozita e atëhershme, për dy vite rresht, duke i bërë të gjitha ato skandale në institucione të vendit e në rrugë dhe të pranojnë se është bërë një gabim shumë i madh dhe tani ta mbështesin këtë marrëveshje dhe të shohim se si do të lëvizin gjërat”, është shprehur Hoti, i cili beson se brenda këtij muaji do të vendoset përfundimisht për Demarkacionin dhe më pas të gjithë do të ulen së bashku për të vendosur për zgjedhje të reja, pasi sipas tij vendit i duhet një qeveri stabile dhe që kryen punë të mëdha.
Ai ka thënë se produktiviteti i kësaj legjislature është shumë i ulët në raport me planin e punës në masë të madhe aktiviteti i Kuvendit reflekton dinamikën e punës së Qeverisë.
Hoti ka thënë se si LDK po punojnë çdo ditë për t’u përgatitur për zgjedhje të reja, për të cilat shpreson se do të ndodhin shumë shpejtë.
“Formati i Qeverisë së ardhshme do të përcaktohet para zgjedhjeve. Qysh tani jemi duke punuar në një platformë qeverisëse. Unë shpresoj që zgjedhjet do të vijnë shumë shpejtë. Ne do të vendosim korniza të qarta qysh para zgjedhjeve, një qeveri proevropiane, ku do t’i kemi të qarta gjërat për temat e mëdha”, ka shtuar Hoti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale