LAJMI I FUNDIT:

Hoti angazhohet për financimin e rregullt të shoqatave të cilat ofrojnë shërbime publike

Hoti angazhohet për financimin e rregullt të shoqatave të cilat ofrojnë shërbime publike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim përfaqësuesit e shoqatave “HANDIKOS”, “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës.

“Në këtë takim Kryeministri Hoti, propozoi që të shqyrtohen të gjitha rrugët ligjore dhe me të gjitha shoqatat të cilat ofrojnë shërbime publike për grupe të caktuara, të hartohen marrëveshje kornizë tri vjeçare për financimin e tyre.

Qëllimi i hartimit të marrëveshjes kornizë, është sigurimi i financimit të rregullt për të gjitha shoqatat që ofrojnë shërbime publike, të cilat Qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore nuk kanë kapacitet t’i ofrojnë”, thuhet në njoftim.


Nisma e kryeministrit Hoti, për hartimin e marrëveshjes kornizë tri vjeçare për financimin e rregullt të shoqatave të cilat ofrojnë shërbime publike për grupe të caktuara, u vlerësua si vendosje e standardeve të reja në bashkëpunimin e këtyre shoqatave me Qeverinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori