Horror në Serbi: Në një shtëpi gjenden 300 gjarpërinj, evakuohet familja me tre fëmijë të vegjël!

Në një fshat në lindje të Serbisë një familje pesëanëtarëshe është detyruar të largohen nga shtëpia, për shkak të gjarpërinjve.
"Disa kohë më parë, kur filluan të ditët e ngrohta, vajza e vogël u ankua se, ndërsa ajo flinte, kishte parë një hardhuc”, kishte thënë i shqetësuar Milan Šimunović nga një fshat në Serbinë lindore, përcjell Telegrafi.
Pas kësaj, ata kishin vërejtur se nuk bëhej më fjalë për hardhuca, por për diçka më serioze.
“Tek dërrasat dhe stiropori i murit dëgjoheshin shushurima. Kulmi ishte kur para disa ditësh filluan të dalin nga muri”, ka thënë kryefamiljari.
Ai kishte marrë një shkop duke iu mëshuar dërrasave dhe nga aty kishin filluar të dalin gjarpërinj – rreth 11 të tillë.
Menjëherë ata kishin lajmëruar autoritetet komunale, ku më pas iu ishte siguruar edhe një strehim i përkohshëm, përcjell Telegrafi.
"Gjarpërinjtë kishin gjetur strehim në themele, mure dhe papafingon e shtëpisë. Sipas vlerësimeve nga ekspertët e planetit kopshtit zoologjik, në këtë shtëpi kishin qenë rreth 300 gjarpër!", ka thënë Nebojsha Marjanoviç, president i komunës së Boljevac. /Telegrafi/




















































