Horoskopi për muajin qershor 2023

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje
Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar qershori.
Shëndeti: Mbingarkesa mund të çojë në lëndime dhe lodhje. Pushoni nervat tuaja kurdo që mundeni.
Dashuria: Nëse jeni në një lidhje, ky do të jetë një muaj në të cilin do të përballeni me probleme të caktuara. Mbase do të ndiheni nën presion nga përgjegjësitë që keni marrë përsipër, të cilat mund të shkaktojnë tension në marrëdhënien tuaj. Nëse nuk jeni në një lidhje, qershori do t’ju sjellë mundësinë të takoni dikë të veçantë. Mund të takoni dikë nëpërmjet punës ose një aktiviteti shoqëror. Qoftë një aventurë e shkurtër apo një lidhje afatgjatë, ky do të jetë një muaj në të cilin do të argëtoheni dhe do të kënaqeni me personin që do ta takoni.
Shëndeti: Forconi imunitetin me ushqimin e duhur. E vetmja pengesë do të jetë prirja për hidhërim dhe nervozizëm, madje atje ku vërtet nuk duhet.
Dashuria: Do të jeni tërheqës dhe të popullarizuar mes njerëzve, gjë që do t'ju ndihmojë të tërhiqni vëmendjen e dikujt që ju pëlqen. Megjithatë, kini kujdes që të mos e teproni në flirt, sepse mund të shkaktojë xhelozi te partneri juaj. Nëse jeni në një lidhje, shfrytëzojeni këtë muaj për të përmirësuar komunikimin me partnerin. Flisni për ndjenjat, mendimet, frikën tuaj, lejoni që personi juaj i dashur t'ju afrohet emocionalisht.
Shëndeti: Nuk ka ndryshime të mëdha në gjendjen shëndetësore. Do të jeni në formë në pjesën më të madhe të muajit dhe vetë do të kujdeseni për ushqimin më shumë se zakonisht.
Dashuria: Qershori është muaji që sjell ndryshime pozitive në dashuri për Binjakët. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e qëndrueshme dhe plot dashuri, por nëse nuk jeni në një lidhje ka mundësi të takoni dikë interesant. Ky është një muaj i mirë për të punuar në marrëdhënien tuaj me partnerin, por edhe për të gjetur mënyra për të përmirësuar komunikimin tuaj. Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Një lidhje e re dashurie po u buzëqesh personave të kësaj shenje, kënaquni!
Shëndeti: Lëvizni, trupit tuaj i mungon aktiviteti fizik! Muaji i cili është para jush do t’ju sjellë rastin që edhe më shumë të përmirësoni gjendjen tuaj shëndetësore, madje nëpërmjet rekreacionit dhe sportit
Dashuria: Në fillim të qershorit, Venera është në Gaforre, gjë që e bën këtë periudhë shumë emocionuese për ju. Nëse jeni në një lidhje, janë të mundshme tensione dhe keqkuptime me personin e dashur. Jini të durueshëm dhe përpiquni t'i zgjidhni problemet duke biseduar. Nëse nuk jeni në një lidhje është e mundur një dashuri e re, por kujdes sepse ka mundësi që dikush të mos jetë plotësisht i sinqertë me ju.
Shëndeti: Gëzoni shëndet të mirë. Ruani humorin e mirë, që të mos ju kaplojë tensioni.
Dashuria: Luanët duhet t'u përkushtohen zhvillimit të ndjeshmërisë dhe të kuptuarit të nevojave dhe dëshirave të partnerit të tyre. Mundohuni të kuptoni rrethanat aktuale të jetës në të cilat ndodhet partneri juaj dhe në vend që të fshihni frikën dhe ndjenjat tuaja, më mirë është t’i shfaqni ato. Për pjesëtarët e kësaj shenje, gjysma e dytë e muajit është perfekte për udhëtime, qofshin të lirë apo në një lidhje. Udhëtimet do të nxisin energji pozitive dhe personave të kësaj shenje do t’u japin një mundësi për të krijuar kontakte të reja.
Shëndeti: Ushtrimet e frymëmarrjes, joga dhe të qenit në natyrë mund të jenë të dobishme kur bëhet fjalë për eliminimin e stresit, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Jeta e dashurisë së kësaj shenje do të ndikohet nga Merkuri, i cili është në lëvizje retrograde, gjë që mund të çojë në keqkuptime dhe probleme komunikimi me personin e dashur. Rekomandohet që të jenë të hapur dhe të sinqertë në qëllimet dhe dëshirat e tyre, për të shmangur konfliktet dhe zhgënjimet. Tani për tani pjesëtarët e lirë të kësaj shenje nuk presin ndryshime të mëdha në planin e dashurisë.
Shëndeti: Ju pret një gjendje e qëndrueshme shëndetësore. Kujdes me ushqimin, po rrezikoni të shtoni peshë trupore.
Dashuria: Transiti i Venerës aktualisht te ju po krijon shqetësim, shumica e pjesëtarëve të Peshores po i rishqyrtojnë marrëdhëniet edhe një herë dhe dëshirojnë t’u japin fund marrëdhënieve të cilat nuk janë perfekte. Mendoni nëse jeni edhe ju perfekt? Mos u bëni shumë i padrejtë, përpiquni të shikoni veten dhe fajin tuaj në marrëdhënien me personin tuaj të dashur, e gjithë kjo do të jetë për të arritur një zgjidhje produktive që do t'ju sjellë lumturi në planin afatgjatë. Pjesëtarët e lirë të kësaj shenje mund të hyjnë në një lidhje rastësore me një person që e njohin prej kohësh nëpërmjet një miku apo të afërmi. Mundohuni të qëndroni të fokusuar në qëllimet tuaja afatgjata, tani nuk është koha për t'u hamendur.
Shëndeti: Nuk ka ndryshime të mëdha në aspektin shëndetësor. Mos e lodhin veten shumë. Keni lëkurë të ndjeshme, mundësi për alergji.
Dashuria: Qershori sjell lehtësim për pjesëtarët e shenjës së Akrepit, pas aspekteve të tensionuara astrologjike dhe eklipsit, do t’u jepet mundësia për të pushuar. Periudha stresuese është pas jush, tani është koha e duhur për të rimbushur energjinë tuaj dhe për të pastruar paqartësitë në marrëdhënien tuaj me personin e dashur. Mos hiqni dorë nga qëllimi juaj, ju po kërkoni të vërtetën, që është plotësisht e ligjshme.
Shëndeti: Pos nervozizmit jo edhe aq të madh, i cili do të zgjasë në shumicën e muajit, pjesa e dytë e muajit megjithatë sjell pak gjendje më të mirë.
Dashuria: Qershori ju sjell mundësinë për t'u afruar me partnerin në një mënyrë të re. Jini të hapur ndaj ideve dhe përvojave të reja dhe mos kini frikë të tregoni anën tuaj të lëndueshme. Nëse nuk jeni në një lidhje mund të prisni njohje dhe aventura të reja. Shijoni periudhën e verës që ju pret dhe që është krijuar për t'u kënaqur.
Shëndeti: Fyti juaj është i ndjeshëm. Nga fundi i muajit do t’i arrini synimet tuaja, do të mbusheni me energji dhe do t’i përmirësoni edhe dukjen tuaj, edhe gjendjen fizike.
Dashuria: Keni arritur të kapërceni disa momente të dhimbshme duke u fokusuar në aktivitetet e biznesit. Qershori ju sjell leksione të reja për jetën për shkak të Saturnit retrograd, do t'ju shkundë deri në palcë. Ju nuk bën t'i fshihni ndjenjat tuaja, në këtë mënyrë rrezikoni shëndetin tuaj fizik. Kjo është një mundësi për të lëvizur, për të punuar me veten në mënyrë që të përmirësoni marrëdhëniet tuaja me të dashurit tuaj. Pjesëtarët e lirë të shenjës së Bricjapit presin komunikim me një person nga e kaluara.
Shëndeti: Kujdesuni për shëndetin tuaj, veçanërisht për sëmundjet kronike dhe vështirësitë që mund t’ju shfaqen. Shëtitja në ajër të pastër dhe frymëmarrja e drejtë për ju gjithmonë janë të mirëseardhura.
Dashuria: Muaji qershor do jetë i mirë për marrëdhënien tuaj të dashurisë. Nëse jeni në një lidhje, prisni shumë momente romantike dhe surpriza të këndshme nga partneri juaj. Nëse nuk jeni në një lidhje, kjo është një kohë e mirë për të dalë dhe për të takuar dikë të ri.
Shëndeti: Po gëzoni shëndet të mirë. Sasi e konsiderueshme e energjisë konstruktive do ta mbajë trupin tuaj në gjendje të lakmueshme.
Dashuria: Situata juaj e dashurisë do jetë e ekuilibruar gjatë këtij muaji. Nëse jeni në një lidhje, do të jeni të kënaqur që keni takuar dikë me të cilin pajtoheni dhe keni interesa të përbashkëta. Nëse nuk jeni në një lidhje, ka mundësi që diçka e re dhe interesante të shfaqet në jetën tuaj. Megjithatë, mos nxitoni për të marrë vendime dhe lërini gjërat të zhvillohen natyrshëm. /Telegrafi/































































