Horoskopi për muajin janar 2021

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje
Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar janari.
Shëndeti: Pika juaj e dobët e këtij viti do të jetë sistemi nervor si dhe lodhja e shpejtë fizike. Nuk përjashtohet që të shfaqen probleme edhe me paraqitjen tuaj të jashtme.
Dashuria: Jeni person që shpesh ju ndryshon gjendja shpirtërore, gjë që edhe më shumë jua vështirëson vlerësimin dhe sjelljet e personit të dashur. Përpiqeni t’i harmonizoni mendimet dhe ndjenjat tuaja dhe dëshironi të realizoni balancën shpirtërore. Shumë shpesh preokupoheni me veprimet tuaja dhe me komentet e të tjerëve. Me kujdes analizoni sjelljen e personit të dashur nëse dëshironi t’i harmonizoni marrëdhëniet me të. Do të bëni mirë nëse do të mund ta kapërceni krizën emocionale apo mosmarrëveshjen me personin e dashur. Maturia është virtyti më i lartë, prandaj para se të merrni çfarëdo vendimi, mendohuni mirë. Kini parasysh se në lidhjen dashurore e mira me të mirë kthehet. Nëse jeni i ri apo i lirë, kontaktet e reja dhe aventurat dashurore do të ndikojnë si plotësim për dëshirat e paplotësuara. Do të kënaqeni me magjinë dashurore, por jini mjaft të sinqertë në shfaqjen e ndjenjave tuaja. Lumturia dashurore është e arritshme.
Shëndeti: Gjatë muajit të parë të vitit, disa ngjarje jo të këndshme do të trazojnë ekuilibrin tuaj psikologjik, duke ju larguar nga qëllimet që i keni vënë vetes përsa i përket sferës së ndjenjave.
Dashuria: Inspirimi juaj emocional dhe gjendja e mirë shpirtërore në momente paraqet gjendjen tuaj shpirtërore dhe ju bën person tejet joshës. Në lidhjen tuaj dashurore veproni sipas asaj që jua thotë zemra e jo sipas asaj që ja thotë koka. Keni shkathtësi të mjaftueshme për t’i plotësuar kërkesat tuaja dhe për të krijuar stabilitetin edhe më të madh të jetës suaj dashurore. Nëse jeni i ri apo i lirë, aplikojeni stilin e joshjes, mirëpo ruajeni edhe masën e duhur të shijes. Respektoni nevojat apo ndjenjat e personit të dashur deri në atë masë e cila ju sjellë kënaqësinë e përbashkët.
Shëndeti: Në përgjithësi do të jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Një infeksion, jo shumë serioz, do të paraqitet gjatë fundmuajit.
Dashuria: Do të kaloni nëpër faza të ndryshme emocionale, impulsi i brendshëm ju imponon që shpesh të ndryshoni taktikën në marrëdhëniet me personin e dashur. I mësuar nga përvoja e kaluar, nuk jeni të gatshëm të përjetoni ndonjë zhgënjim nga ndonjë përgjigje apo sjellje e personit me të cilin dëshironi të jeni në lidhje. Afshi i theksuar dhe emocionet e mëdha papritur mund t’ju çojnë të merrni vendim të gabuar. Mos i injoroni dobësitë tuaja, të cilat i keni ndaj këtij personi, i cili është duke pritur lidhje të sinqertë. Kryesorja është që të jeni në harmoni dhe të vazhdoni t’i plotësoni dëshirat e përbashkëta. Nëse jeni i ri apo i lirë, më shumë do të jeni të interesuar për kontakte joformale se sa për lidhje serioze. Keni bindjen që dikush nuk ka mirëkuptim të mjaftueshëm për nevojat tuaja emocionale. Keni nevojë për një person që ka afinitete të ngjashme, por që është në nivelin tuaj shpirtëror dhe emocional.
Shëndeti: Mos humbni qetësinë me ato që ndodhin në jetën tuaj private dhe shoqërore, ndaj dhe sistemi nervor do të jetë problematik gjatë këtij viti.
Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore po silleni me shumë entuziazëm. Ndaj personit të dashur po keni kërkesa gjithnjë e më të mëdha. Nganjëherë në hovin e madh entuziast jua merr mendja se çdo gjë është e rritshme dhe e lehtë. Po ndieni dëshirë të madhe të krijoni marrëdhënie të harmonishme. Me stilin tuaj të shprehjes po arrini të joshni rrethin. Personit i cili po ju pëlqen qartë ia bëni me dije që dëshironi romancë të pazakonshme dhe të bujshme apo lidhje të zjarrtë. Në harmoni me temperamentin tuaj apo me statusin emocional, përgjigjuni sfidës më të bukur dashurore. Nuk keni arsye të dyshoni në “fatin tuaj” të dashurisë.
Shëndeti: Përpiquni të merreni me gjimnastikë me qëllim që të gjeni ekuilibrin tuaj më të mirë trupor. Projektoni një pushim qetësues.
Dashuria: Do të gjendeni shumë mirë para situatave të ndryshme, përpiquni që t’i vështroni drejt aspektet e mira dhe të këqija të cilat i nuhasni në lidhjen tuaj dashurore. Me rëndësi është që të harmonizoni mendjen dhe ndjenjat tuaja. Reagimi impulsiv mund t’ju detyrojë të bëni vlerësime të gabuara dhe të bëni sjellje të pamatura. Harroni situatat e këqija dhe ato që nuk keni mundur t’i bëni realitet në të kaluarën tuaj dashurore. Orientimi i gabueshëm lë gjurmë apo pasoja jo të mira në lidhjen e përbashkët. Personi juaj i dashur me kujdes po i analizon sjelljet tuaja dhe po pret përgjigje pozitive për planet e përbashkëta. Mbase duhet ta dini që dashuria ka forcën më të madhe, vetëm nëse jeni mjaft i sinqertë dhe u besoni ndjenjave intime. Nëse jeni i ri apo i lirë, mund të prisni një romancë të re. Keni dëshirë për kontakte të reja emocionale, por duhet të jeni i kujdesshëm sepse ndaj secilit person duhet të praktikoni model të ndryshëm të sjelljeve dhe të shfaqjes së ndjenjave.
Shëndeti: Shqetësim do t'ju krijojë, disa herë gjatë këtij muaji, sistemi i frymëmarrjes. Shfrytëzojeni çdo rast që ju ofrohet për pak relaks, trenamseton Telegrafi.
Dashuria: Keni dyshime që personi me të cilin jeni tashmë një kohë të gjatë në lidhje dashurie po shfrytëzon me shkathtësi “mënyrën e tërthortë” për t’i arritur qëllimet e veta, gjë që edhe më shumë te ju po shkakton pakënaqësi emocionale. Për të zgjidhur dilemat dashurore - vullneti i mirë, butësia apo kujdesi janë përgjigjja më e mirë ndaj kurtheve të ndryshme të jetës së përbashkët. Romancën dashurore duhet me kujdes ta kultivoni. Pa sinqeritet të dyanshëm dhe pa këmbim të ndjenjave dashuria humb fuqinë dhe kuptimin e vet. Mendoni për gjëra të mira dhe mos lejoni që t’ju dalin dore magjitë e reja dhe kënaqësitë emocionale. Nëse jeni i ri apo i lirë, pranoni vardisjen e dikujt dhe përgjigjuni “sinjaleve dashurore”.
Shëndeti: Në pjesën më të madhe të muajit, për shkak të problemeve që hasni në sferën profesionale, ju pushton ankthi dhe tensioni juaj nuk do të ndodhet në kufij të dëshiruar.
Dashuria: Sipas orientimit tuaj pozitiv po silleni me shumë entuziazëm dhe po bëni jetë aktive shoqërore. Kërkoni rastin e mirë që të realizoni kontakte të reja dhe të pazakonshme dashurore. Përshtypjet e para flasin mjaft për gjendjen tuaj të mirë emocionale. Herë pas here po silleni sikur interesimet tuaja emocionale për një person të caktuar nuk kanë qëllime afatgjata. Nuk dëshironi të ngarkoheni me lidhje emocionale dhe po bëni justifikime të ndryshme për t’i arsyetuar sjelljet tuaja në disa situata delikate. Megjithatë, dikush tek ju po nxit ndjenja të ngrohta dhe po ju çon drejt planeve të përbashkëta. Jeni duke menduar se gjendeni në “shënjestër” të shikimeve kureshtare apo në sferën e interesimit të dikujt. Lirisht shfaqni ndjenjat dhe qëllimet tuaja emocionale.
Shëndeti: Gjithçka nisi muajin e kaluar nga një analizë e zakonshme dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit, duke ju shqetësuar shumë.
Dashuria: Ju ka kapluar dëshira ta kapërceni “krizën emocionale” dhe të gjendeni para një vendimi të ri të cilin dëshironi t’ia komunikoni personit të dashur. Megjithatë, personi juaj i dashur po shfaq pakënaqësi të qartë dhe po përpiqet t’ju bindë të mendoni ndryshe. Biseda, këshillat qëllimmira apo përkrahja e miqve, gjithmonë ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj shpirtërore. Nuk keni nevojë t’i ashpërsoni marrëdhëniet dashurore, por tregoni më shumë mirëkuptim për personin e dashur dhe kënaqësia do të jetë e dyanshme. Nëse jeni i ri apo i lirë, takimet e reja dashurore dhe kontaktet ndikojnë që t’i harroni përvojat e këqija nga lidhja e mëparshme.
Shëndeti: Shqetësues do të jenë sistemi nervor dhe tensioni i gjakut. Rrethanat e pengojnë energjinë tuaj, ndoshta për këtë gjë fajtor është mos adaptimi juaj.
Dashuria: Keni dëshirë t’i harroni disa situata të këqija, mirëpo akoma nuk jeni të sigurt në vendimin tuaj emocional. Kur të arrini shumë afër zgjidhjes, te ju lindin edhe dilema të reja emocionale apo edhe dyshime. Jeni të sigurt që “shkëlqimi aktual dashuror” nuk e paraqet fatin që po e kërkoni. Keni mbetur pa përkrahje, po keni bindjen sikur po largoheni nga një person shumë i dashur. Është momenti që të flisni sinqerisht me personin e dashur apo që haptas t’i shqyrtoni planet e përbashkëta. Me rëndësi është t’i përmirësoni gabimet tuaja. Çdo gjë është e mundshme të rregullohet dhe të zbukurohet nëse bazoheni në ndjenja të sinqerta. Nëse jeni i ri apo i lirë, do të ndieni pasiguri emocionale dhe vëmendjen tuaj do ta tërheqin persona të profileve të ndryshme. Vetëm kur ta kuptoni drejt lajthitjen tuaj mund të bëni zgjedhje të mirë dashurore. Për fatin tuaj të mirë, “ëndrrat dashurore” mund t’i realizoni.
Shëndeti: Shqetësuese për këtë muaj do të jetë një plagë e vjetër e cila rikthehet me të njëjtën dhimbje si më parë. Gjithashtu problematikë do të jenë edhe grykët.
Dashuria: Po ndiheni emocionalisht i sigurt apo nevojë që dikush t’ju bindë në qëllimet e tuaja të mira. Keni vizionin tuaj në hulumtimin e së vërtetës, mirëpo jo edhe fuqi të mjaftueshme që të ballafaqoheni me zhgënjime emocionale. Po përpiqeni t’i racionalizoni disa situata dhe nuk dëshironi që t’ju pengojnë “problemet e vjetra”. Nuk ju pëlqen kur mësoni që personi juaj i dashur vendos kokë më vete për planet e përbashkëta. Shmanguni nga konfliktet emocionale me personin e dashur dhe ruajeni energjinë e çmueshme dhe balancën psikologjike. Erërat dashurore të cilat herë pas here trazojnë marrëdhëniet tuaja me personin e dashur nuk mund t’ju sjellin disfatë, mirëpo kërkojnë durim të madh dhe mirëkuptim të përbashkët. Nëse jeni i ri apo i lirë, ju imponohet interesimi i një personi. Ju pëlqejnë takimet e paplanifikuara apo kontaktet pa obligime emocionale. Mos e zvarrisni me kokëfortësi një romancë të re dashurore.
Shëndeti: Dhimbjet e kokës do t'ju shoqërojnë gjatë këtij muaji. Mos e tepro me ushqimin. Nuk duhet të arsyetoheni me stresin që po përballoni.
Dashuria: Po ndieni nevojë të madhe për këmbim intensiv të butësisë. Dëshironi që aktivisht të merrni pjesë në ngjarje të ndryshme, mirëpo në atë mënyrë që të mbroni dilemat tuaja emocionale. Mos lejoni që dikush ta çrregullojë botën tuaj intime apo t’i komplikojë marrëdhëniet tuaja me personin e dashur. Ndërmjet jush dhe personit të dashur ekzistojnë mosmarrëveshje të ndryshme, mirëpo ato mund të kapërcehen me vullnet të mirë. Në vend të debateve të zakonshme, befasojeni personin e dashur me rol të ri dhe me ftesë për dialog dashuror. Tregoni qëllimet tuaja të sinqerta dhe bëhuni i këndshëm për personin i cili e meriton kujdesin tuaj.
Shëndeti: Dashuria lufton çdo sëmundje, ndaj dhe shëndeti juaj do të jetë në gjendjen e tij më të mirë, me përjashtim të disa rasteve kur e teproni me pijet alkoolike.
Dashuria: Jeni duke bërë jetë dinamike dhe shpesh gjendeni në shoqëri interesante. Emocionet e këndshme, kujdesi dhe butësia krijojnë impulse pozitive në gjendjen tuaj shpirtërore. Kënaqësinë më të madhe e dëshironi në jetën dashurore dhe në raportet me personin e dashur. Atmosfera e dashurisë, këmbimi i sinqertë i emocioneve dhe kontaktet intime, kanë “magjinë” e posaçme e cila ju nxit në aksion. Çdo gjë është e lehtë kur mozaiku dashuror rregullohet. Ju kënaq nota sentimentale të cilën personi i dashur e fut në jetën e përbashkët, momentet romantike dhe epshi i zjarrtë ndikojnë si sfidë e posaçme. Nëse jeni i ri apo i lirë, ju presin kontakte interesante. Do të shkëlqeni në mënyrën më të mirë në romancën dashurore me një person të pazakonshëm. Nuk është nevoja që romanca juaj të përfundojë me flirt kalimtar, gjithmonë ekziston “pjesa më e mirë e realitetit” të cilën nuk bën ta humbisni. /Telegrafi/





























































