Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
DASHI (21 mars – 19 prill)
Puna: Është mirë të zbatoni një aksion të shpejtë dhe të menduar mirë, në mënyrë që t’i definoni interesat dhe prioritetet e përbashkëta. Aftësia e përqendrimit të mirë dhe e vlerësimit të drejtë shton shansin tuaj për rezultate të mira.
Shëndeti: Konsumoni ushqim të shëndoshë.
Dashuria: Nuk ka nevojë të humbni energjinë e çmueshme, me këmbëngulje po përpiqeni ta ndryshoni sjelljen e partnerit apo të ndikoni në rrjedhën e ngjarjeve e cila nuk varet nga vullneti juaj. Gjithmonë ekziston “kufiri i artë” midis dëshirave në dashuri dhe mundësive reale, madje nga të dyja anët. Ruajeni afërsinë emocionale me personin e dashur.
DEMI (20 prill – 20 maj)
Puna: Duhet të mendoni për një strategji të mirë afariste, e cila do t’ju mundësojë që me sukses të angazhoheni në anë të ndryshme. Jeni në një fazë të ngritjes kreative në shkallë afariste.
Shëndeti: Lëvizni më shumë.
Dashuria: Kënaqësia e cila ju përcjell në raport me personin e dashur paraqet pjesën më të mirë të realitetit, i cili ndikon në humorin dhe në entuziazmin tuaj. Inspirimi emocional dhe fantazia janë të pashtershme, në qoftë se jeni në shoqëri të vërtetë apo me personin i cili tek Ju nxit mendime të bukura dhe “energji magjike”. Ruani pikëpamjen emocionale për botën përreth jush.
BINJAKËT (21.05. – 21. 06)
Puna: Po ballafaqoheni me dilema të reja, dikush nga bashkëpunëtorët tuaj po ju bind të vazhdoni punët e filluara dhe të mos u kushtoni vëmendje vërejtjeve të ndryshme. Përkohësisht po ndieni mungesë të vullnetit apo të përqendrimit në kryerjen e disa detyrave rutinë.
Shëndeti: Dilni më shpesh në natyrë.
Dashuria: Partneri shpesh po mungon për arsye që ju nuk i dini, kështu që po jua pamundëson kujdesin e vet emocional. Dëshironi që fshehurazi të realizohet një takim romantik apo të ndieni impuls tëri. Çdo gjë është e mundshme, kur përputhen ndjenjat dhe mendimet tuaja.
GAFORRJA (22 qershor – 22 korrik)
Puna: Keni qëndrim mjaft të ekuilibruar ndaj situatave të ndryshme, dini të vlerësoni rastin e volitshëm në skenën afariste dhe t’i realizoni qëllimet tuaja. Ju pret një fitim i përbashkët dhe mundësia për krijimtari të suksesshme apo një drejtim praktik i planeve afariste.
Shëndeti: Mundeni stresin. Keni nevojë për një pushim shpirtëror.
Dashuria: Në dashuri dëshironi të keni shumë kënaqësi dhe butësi në raport me personin e dashur. Ju nevojitet një “nxitje e vogël” që të ndieni një entuziazëm të madh, lumturi apo inspirim emocional. Në qoftë se jeni i lirë, përgjigjuni porosisë apo ledhatimit të dikujt.
LUANI (23 korrik – 22 gusht)
Puna: Në situatat kur janë të ndërthurur suksesi afarist dhe kënaqësia emocionale, po ndieni presion psikologjik dhe përgjegjësi shtesë. Lirisht pranojeni sfidën re afariste, si rast i mirë që t’i testoni aftësitë tuaja në shumë drejtime.
Shëndeti: Gjendje relativisht e mirë.
Dashuria: Partneri po provon t’i zgjidhë dilemat e përbashkëta dhe po pret përkrahjen tuaj emocionale. Çdo gjë e merr kuptimin e vet të vërtetë, nëse ekzistojnë përgjigjja e përbashkët, raportet e harmonishme dhe vullneti i mirë. Mos lejoni që dikush ta prishë harmonin tuaj familjare dhe marrëdhënien dashurore.
VIRGJËRESHA (23 gusht – 22 shtator)
Puna: Po prisni që dikush seriozisht të pranojë idetë tuaja afariste dhe po ju pengon ndjenja e pabarazisë në raport me bashkëpunëtorët. Shpejt ju pret një formë e shpërblimit të merituar apo një kompensim material, si dëshmi e aftësive dhe ndikimeve tuaja profesionale.
Shëndeti: Nuk keni arsye për shqetësim, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Partneri po përpiqet që t’ju bëjë të lumtur në mënyra ndryshme dhe që t’i plotësojë pritjet tuaja. Mirëkuptimi emocional dhe plotësimi reciprok në dashuri, paraqesin lëvizje pozitive në raport me disa ngjarje paraprake të cilat ju kanë brengosur.
PESHORJA (23 shtator – 23 tetor
Puna: Përpiquni të distancoheni nga bashkëpunëtorët. Mos prisni që gjithmonë të pajtohen me ju. Do të keni sukses në të gjitha punët kreative, mirëpo, fatkeqësisht, tani për tani para nuk do të fitoni.
Shëndeti: Sëmundjet psikomatike mund të shfaqen për shkak të ndjeshmërisë së madhe. Askush nuk mund t’i kuptojë emocionet dhe reagimet tuaja të mëdha, sikur edhe atë që po ndodh në kokën tuaj.
Dashuria: Jeni i dashuruar, romantik dhe sentimental. Jeni nën ndikimin e drejtpërdrejtë të partnerit. Më në fund jeni me personin i cili ju kupton.
AKREPI (24 tetor – 21 nëntor)
Puna: Përparimi në punë është i dukshëm dhe gjithashtu është bazë e mirëqenies së ardhshme. Nëse keni punë me ligjin, nëse nuk do të jeni i kujdesshëm, mund të kini telashe. Duhet të punoni punë ekipore.
Shëndeti: Lodhja është pasojë e ngarkesave të mëdha. Nuk i keni vlerësuar mirë mundësitë tuaja, mirëpo, fatmirësisht, problemi është i thjeshtë dhe lehtë i zgjidhshëm.
Dashuria: Shumica e pjesëtarëve të shenjës së Akrepit po e vazhdon lidhjen e papërfunduar. Edhe pse jeni betuar se nuk do të lëshoni pe, megjithatë këtë gjë do ta bëni. Kurrë mos thoni kurrë.
SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor)
Puna: Një bashkëpunim jashtëzakonisht të suksesshëm po e prisni ditëve në vijim. Kur t’i shtojmë kësaj edhe paratë, të cilat ngadalë por sigurt do t’ju vijnë, lirisht mund t’i fërkoni duart.
Shëndeti: Shëndeti juaj është i shkëlqyeshëm, jeni fatlumë dhe i kënaqur. Mirëpo, mos e teproni me ushqim dhe me pije, sepse rreziku vjen nga to. Bëhuni i kujdesshëm.
Dashuria: Shumica e pjesëtarëve të shenjës së Shigjetarit janë të dashuruar apo të qetë në planin emocional. Ju presin kënaqësi, para së gjithash, seksuale. Në se mendoni për pasardhës, është çasti më i mirë.
BRICJAPI (22 dhjetor – 19 janar
Puna: Shfrytëzoni kreativitetin dhe kuptimin për perfeksionin në mënyrë adekuate. Mos lejoni që talenti juaj të shkojë kot. Duhet të mbroheni nga thashethemet.
Shëndeti: Nëse do ta shpenzoni fuqinë e cila tashmë ju mungon, lehtë mund t’i aktivizoni problemet e natyrës hormonale dhe nervore. Tani për tani çdo gjë është në rregull.
Dashuria: Një thirrje telefonike e personit për të cilin tashmë jeni duke menduar pandërprerë, mund t’ju çojë në një takim fatal. Nëse keni lidhje të qëndrueshme, situata me partnerin do të përmirësohet.
UJORI (20 janar – 18 shkurt)
Puna: Punën po e bëni me dashuri, andaj suksesi është i sigurt. Avancimi, prosperiteti shoqëror dhe material – janë vetëm një pritje e radhës e ngjarjeve të mira.
Shëndeti: Probleme me rrugët urinare janë pasojë e infeksionit virusal dhe e ftohjes. Gjinia e bukur mund të ketë probleme gjinekologjike.
Dashuria: Ekziston shansi që këto ditë të njihni “një person fatal”. Në planin emocional keni harmoni, sepse po hasni në mirëkuptimin e partnerit për shumë çështje. Nëse keni lidhje të përhershme, ju presin çaste të paharruara.
PESHQIT (19 shkurt – 20 mars)
Puna: Lidhur me punën, po bëni kontakte me botën e jashtme. Duhet patjetër të jini i kujdesshëm, sepse partnerët tuaj afaristë mund t’ju mashtrojnë dhe t’ju japin të nënshkruani një dokument fatal për ju.
Shëndeti: Për shkak të tendosjes nervore, ju këshillohet qëndrim në natyrë dhe të merreni me sport. Problemet me tepricën e peshës trupore mund të zgjidhen.
Dashuria: Jeni në fazën e ngritjes së forcës seksuale, andaj do të niseni në sulm. Me partnerin keni lidhje të fuqishme dhe stabile. Askush nuk mund t’ju ndajë. Plot kënaqësi ju ofron një person i zjarrtë i lindur në shenjën e Dashit. Pranojeni sfidën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

Njeriu pa penis ka pasur seks me më shumë se 100 femra, asnjëra nuk e ka zbuluar! (video)

Këto janë bimët më të bukura të dhomës të cilat nuk keni nevojë për dhé, por vetëm për ujë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët