Horoskopi javor për periudhën nga 22 shkurt – 01 mars

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Mos harroni rregullat e mesit të artë.
Dashuria: Mbase mund të jeni pak të rraskapitur nga angazhimet e fuqishme rreth dashurisë. Do të shmangni zhgënjimet me durim dhe përmbajtje. Planetët po i ngadalësojnë ndikimet pozitive, por kjo nuk do të thotë që nuk do të keni një të ardhme të ndritur përpara. Ata që janë në lidhje dashurie le të jenë më tolerantë derisa të vijnë ditë më të mira.
Shëndeti: Kënaquni me jetën.
Dashuria: Niveli intelektual i marrëdhënieve personale do të jetë me cilësi të lartë, gjithçka tjetër do t'ju çojë në pakënaqësi, diskutime apo edhe në grindje. Prandaj bisedoni, por mos insistoni në përqafime. Me pak më shumë durim, të dy do të jeni të kënaqur.
Shëndeti: Merruni me sport. Do t’ju bëjë më të fortë.
Dashuria: Me siguri nuk do të jeni të kënaqur me atë që po ju përgatitet. Përmbahuni nga komentet e panevojshme, sepse ato vetëm mund të hedhin benzinë në zjarr. Bëhuni të kujdesshëm, të durueshëm dhe nëse është e nevojshme, tërhiquni, të paktën përkohësisht. Do të jetë më lehtë më vonë.
Shëndeti: Mos i lejoni gjërat e vogla t'ju prishin ekuilibrin.
Dashuria: Kontaktet do të jenë të shumta, por një pjesë e madhe e tyre nuk do t’i përmbushin plotësisht pritjet tuaja të dashurisë. Kjo është arsyeja pse ju do të flisni më shumë për dashurinë sesa do ta ndieni atë në të vërtetë. Pavarësisht nga gjithçka, shumica e personave të kësaj shenje do të organizojnë ahengje të këndshme për shoqërinë e tyre. Do të ndihen mirë.
Shëndeti: Do t’i synoni lartësitë dhe distancat.
Dashuria: Më në fund shumica e personave të kësaj shenje do të jenë në gjendje të hapin zemrat e tyre dhe të heqin qafe pengesat ose zhgënjimet që i kanë penguar. Do të përmirësoni marrëdhënien tuaj, por këshillohet ende të bëni kujdes. Para së gjithash, sepse mund të ketë gabime në hapa ose provokime nga pala tjetër.
Shëndeti: Mund të bëni më shumë me më shumë diplomaci, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Sfidat do të zbehen dhe jeta juaj e dashurisë do të qetësohet. Shumica do të jenë të kënaqur. Është e mundur që të zvogëloni daljet dhe të shijoni më shumë shoqërinë e të dashurit tuaj në shtëpi. Ata që janë ende vetëm mund të gjejnë dashuri në vende krejt të zakonshme.
Shëndeti: Brenga të vogla pa ndonjë arsye të veçantë.
Dashuria: Nëse jeni akoma vetëm dhe kërkoni dashuri, matuni dhe mos u ngutni. Më parë do ndodhë që më shpejt të tjerët t'ju joshin këtë herë, sesa anasjelltas. Kështu që ju mund të qëndroni pasivë, të paktën tani për tani. Nëse ndiheni i vetmuar, mbështetuni në këtë fazë kalimtare.
Shëndeti: Shëtisni para se të flini gjumë.
Dashuria: Para jush janë ditë të bukura dashurie në të cilat mund të prisni harmoni mes vetes dhe të dashurit tuaj. Nëse jeni ende vetëm, sigurohuni që të dilni në shoqëri, sepse shanset për t'u afruar me dikë janë rritur. Do të jeni joshës dhe njerëzit e seksit të kundërt do të kenë dëshirë t'ju afrohen.
Shëndeti: Përqendrohuni në gjërat thelbësore.
Dashuria: Do të ketë gjithnjë e më shumë shkëmbim idesh mes jush dhe personit tuaj të dashur çdo ditë, por edhe distanca. Të gjithë do të dëshirojnë diçka të veten, edhe harmonizimi do të bëhet nëpërmjet kompromisit. Gjeni mesataren e artë dhe të dy do të jeni më të qetë. Ndryshe, do të ndiheni të vetmuar.
Shëndeti: Mos e lini pas dore gjumin e rregullt.
Dashuria: Do të bëheni më pak kërkues dhe do të jeni më të qetë në një farë mënyre, të paktën kur bëhet fjalë për dashurinë. Ngjarjet e mëdha nuk do të jenë më të rëndësishme për ju, por ju do të mësoni të shijoni gjëra të vogla. Kjo është pjekuri. Thjesht e doni njëri-tjetrin.
Shëndeti: Mos hiqni dorë nga qëllimet tuaja.
Dashuria: Ata që kanë familjarë këto ditë do t'i përkushtohen plotësisht asaj ose një anëtar i saj do të kërkojë vëmendjen e tyre. Ata që janë në lidhje të reja dashurie do të kalojnë kriza të vogla për shkak të mungesës së argëtimit. Monotonia mund të të mësojë vërtet. Bëni diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë.
Shëndeti: Çdo ditë, kërkoni diçka që ju bën të lumtur.
Dashuria: Mund të mos shkojnë të gjitha gjërat aq shpejt sa prisni, por gjërat pa dyshim që po kthehen në favorin tuaj. Jini të hapur, komunikoni me humor siç e dini tashmë, dashuroni veten dhe të tjerët. Dilni mes njerëzve. Ata me kënaqësi do t'ju pranojnë. /Telegrafi/
































































