Horoskopi javor për periudhën nga 18 – 25 tetor

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Fyti është mjaft i ndjeshëm. Ftohjet dhe viruset janë të mundshme dhe do të ishte mirë t’i luftonit, në mënyrë që të mos ndodhë bronkit ose pneumoni.
Dashuria: Ju gjithmonë kënaqeni në sfidë dhe definitivisht do ta përjetoni gjatë këtyre ditëve, kur do të gjeni veten në shoqëri të një personi, të cilin qysh moti keni dashur ta njihni. Besojini zemrës suaj. Një mesazh i papritur do t’ju bëjë t’ju rrahë zemra fort dhe të keni shpresa që më parë mendonit se ishin vetëm iluzione. Gjërave duhet hedhur pak mëlmesa.
DEMI (21.04. – 21.05.) Puna: Fuqia e vullnetit tuaj është e madhe këto ditë, po ashtu edhe fuqia e durimit. Kjo është periudhë e mirë për të filluar rutinën e praktikës, ose për t'i dhënë fund shprehive të këqija. Ky faktor mund të ndikojë që edhe në punë të jeni tejet i suksesshëm. Duhet ta shfrytëzoni këtë energji dhe ta përdorni për qëllime të duhura.
Shëndeti: Ndjeshmëria, problemet me imunitetin janë ende të theksuara, të cilat do të pasqyrohen veçanërisht përmes ftohjeve ose problemeve me infeksionet urologjike.
Dashuria: Hallet me problemet materiale ju kanë ngarkuar një kohë të gjatë, por oferta dashurore të cilën do ta merrni do të mund t'jua kompensojë të gjitha. Por, duhet të jeni i kujdesshëm, sepse mund të gjendeni në ujë të përvëluar. Mendoni edhe për të tjerët kur të bëni plane afatgjate. Nganjëherë epshet e theksuara dhe emocionet e mëdha befasisht mund t’ju çojnë në vendim të gabuar.
Shëndeti: Energjia juaj është në një nivel shumë të ulët këtë javë. Jeni të lodhur dhe keni nevojë të gjeni më shumë hapësirë për të pushuar dhe për të fjetur mirë.
Dashuria: Dëshironi dhe duhet që sa më shumë të komunikoni me partnerin tuaj. Nëse nuk keni ndonjë lidhje, gjithnjë e më tepër do të theksohet nevoja për të krijuar një marrëdhënie stabile. Ndoshta edhe vetëbesimi i shtuar gjatë këtyre ditëve do t'ju ndihmojë më tepër. Mirëpo, nga tërë kjo, nuk do të jeni të kënaqur vetëm me marrëdhëniet formale - dëshironi diçka më shumë dhe më të thellë. Megjithatë, kohë pas kohe mund të përjetoni ndjenja të thella.
Shëndeti: Fyt shumë i ndjeshëm, por edhe ndjeshmëri ndaj infeksioneve të traktit urinar. Lëvizni më shumë, kini kujdes nga moti i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm.
Dashuria: Gjatë kësaj jave theksi do të jetë në njohje të reja dhe në dashuri të re. Kush është i lirë, do të përjetojë një befasi emocionale. Gjatë disa mbrëmjeve gjysmë zyrtare do të njihni një person, i cili do të luajë rol të rëndësishëm në tërë jetën tuaj. Vetëm kur do t’i kuptoni drejt lajthitjet tuaja emocionale, mund të keni një zgjedhje të mirë në dashuri. Fatmirësisht, “ëndrrat tuaja dashurore” mund të realizohen.
Shëndeti: Përveç problemeve me stomakun, ekziston një ndjeshmëri e jashtëzakonshme ndaj ndryshimeve të motit.
Dashuria: Kjo javë ju ofron mundësi për të provuar një lidhje që keni tentuar ta bëni për një kohë të gjatë, por ju ka munguar vizioni apo vullneti i duhur. Kjo mund të ndërlidhet me ndonjë marrëdhënie, ose ndoshta me ndonjë fillim të ri, të cilin keni hezituar ta vëni në funksion. Në një mënyrë, gjatë kësaj periudhe do të keni aftësi të ndërmerrni hapin e parë dhe duhet ta bëni këtë me tërë energjinë që posedoni.
Shëndeti: Tash keni ardhur në pozitë të shqyrtoni çështjen që u brengos më së tepërmi, e ato janë nervat tuaja.
Dashuria: Raportet me partnerin ju irritojnë një kohë të gjatë, prandaj nëse dëshironi t'u ikni konflikteve më të rënda, merruni me diç tjetër. Në planin e miqësisë ju presin befasi të shumta dhe kthesa të papritura me shumë çaste të këndshme. Madje, në fund të kësaj jave, nga këto miqësi i ka të gjitha paradispozitat të shndërrohet në dashuri. Nuk mund ta mbani domosdo lidhjen emocionale, e cila dita-ditës vetëm po dobësohet.
Shëndeti: Pushoni më shumë, nëse ju pëlqen - meditoni. Ju nuk do të bëheni Buda, por do të ndiheni më mirë.
Dashuria: Ju pret njohja me një person, i cili nuk është i lirë, por për të cilin do t'ju luajë zemra nga vendi. Lirohuni nga ngarkesat dhe kaloni së paku një kohë të këndshme. Vetëm pasi të ketë kaluar bukur një kohë, do të mund të bëni vlerësimet më reale rreth jetës tuaj. Pa u hezituar shfaqini qëllimet dhe ndjenjat tuaja emocionale. Kualiteti i cili del nga lidhja dashurore paraqet fatin tuaj intim, ndërsa raporti me personin e afërt më së shumti ndikon edhe në vetëbesimin të cilin e keni.
Shëndeti: Në një moment jeni të dobët, në një tjetër jeni duke shpërthyer me energji. Rrethojeni veten me njerëz pozitivë, por gjithashtu relaksohuni dhe qetësohuni më shumë.
Dashuria: Në fushë të dashurisë shumëçka lini që të vetëkuptohet, mirëpo janë nganjëherë do gjëra që, ndonëse dihen, duhet të përsëriten, të thuhen, qoftë edhe nga disa herë. Jeta juaj emocionale mund të hyjë në një rutinë të përshtatshme. Mirëpo, duket se kjo periudhë do të jetë e dobishme që disa mospajtime do të zgjidhen shumë më lehtë.
Shëndeti: Ju pak nevrikë dhe kjo thjesht ju merr energjinë. Ju gjithashtu herë pas here keni probleme me gjumin. Të moshuarit duhet të kontrollojnë presionin e gjakut më shpesh.
Dashuria: Ndoshta të qenit xhentil nuk ka qenë një virtyt i juaji këtë kohë dhe kjo ka sjellë probleme me personin e dashur që ndan jetën me ju. Do të keni dëshirë të jepni më të mirën e vetes suaj duke u sjellë mirë dhe duke i bërë surpriza të këndshme partnerit tuaj. Për të martuarit, ringjallja e romancës është shumë e mundshme.
Shëndeti: Problemet e fytit që do të jenë jashtëzakonisht të ndjeshme. Gjithashtu - trakti urogjenital. Ju jeni jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj të gjitha llojeve të baktereve dhe viruseve.
Dashuria: Dilema në veten tuaj nganjëherë sikur shndërrohet në një luftë të njëmendtë në të cilën gjithsesi nuk mund të ketë fitues. Përpiquni të jeni korrekt në rend të parë me vetveten e pastaj me të tjerët. Këto dilema tuajat do të reflektohen sidomos në fushë të dashurisë, andaj duhet të stabilizoheni dhe të jeni më të vendosur.
Shëndeti: Kryesisht probleme të vogla shëndetësore, së pari me organet e frymëmarrjes, pastaj me pjesën lumbale të shpinës.
Dashuria: Ndoshta pak jeni të lodhur nga punët e mundimshme me të cilat merreni dhe gjithnjë e më tepër ndjeni nevojë për t’u kujdesur për atë që ju duhet në shtëpi. Për ju do të ishte mirë që për fillim të bëni ndonjë freskim në shtëpinë tuaj. Duhet të thyeni seriozitetin. nganjëherë të befasoni partnerin me një shenjë të thjeshtë të kujdesit dhe të tregoni atë që e ndjeni.
Shëndeti: Infeksionet e traktit urinar, por edhe një fyt i ndjeshëm - do të jenë pikat tuaja të dobëta. Kini kujdes që të mos ftoheni dhe të forconi imunitetin tuaj.
Dashuria: Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi fjalëve të partnerit dhe mos ta lini kurrë vetëm, nëse ai apo ajo po kalon një moment të mbushur me dyshime dhe frikë. Dyshimet në dashuri do të vijnë pikërisht atëherë kur nuk i prisnit, duke sjellë tension në marrëdhënien çift. Koha tjetër do të jetë e përmbushur me detyrime dhe me rezultate mesatare. Tregoni qëllimet tuaja të sinqerta dhe bëhuni i parezistueshëm para personit i cili e meriton kujdesin tuaj.
/Telegrafi/











































