Horoskopi javor për periudhën nga 14 – 21 dhjetor

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Duhet ta ndryshoni rutinën tuaj të përditshme dhe të lëvizni më shumë - koha ideale është të filloni me atë program të ushtrimeve.
Dashuria: Në marrëdhëniet me partnerin para jush është një periudhë e marrjes së përgjegjësive për forcimin e lidhjes dhe jetës së përbashkët. Dashuria nuk ju mungon, ndërkaq tani do të gjeni mënyra praktike që të tregoni dhe të forconi këmbimin e ndjenjave dhe të përmbajtjeve cilësore me partnerin. Deshtë e lirë ambientin rreth vetes e shohin në mënyrë kritike – nuk e keni të lehtë të lidhni njohje të reja, apo t’i lejoni dikujt që t’ju afrohet. Më shumë vëzhgoni dhe dëgjoni, andaj më mirë do ta kuptoni veten dhe do të mësoni çarë ju pengon dhe çfarë dëshironi.
Shëndeti: Ndiheni mirë dhe jeni plot energji.
Dashuria: Orari planetar ka një efekt pozitiv në marrëdhëniet dashurore - do të keni një qasje më të vendosur ndaj çështjeve emocionale dhe do të jeni në gjendje t'i afroheni partnerit tuaj në mënyrë që ai t'ju kuptojë dhe të mos ndihet i tronditur nga kërkesat dhe nevojat tuaja. Demat e lirë do të ndihen të pasigurt dhe do të tundohen të hyjnë në një marrëdhënie që premton shumë. Mos u nxitoni, këshillojnë yjet, sepse këtë ju kërkon ndjenja juaj, vetëm duhet ta dëgjoni.
BINJAKËT (22. 05 – 21. 06) Puna: Rishikoni planet tuaja për aktivitete të reja që ju i shihni me kosto efektive - do t’i duhet të bëni disa ndryshime dhe rregullime dhe do të jeni në gjendje ta bëni këtë nëse analizoni me kujdes rrugën që ju ka çuar aty ku jeni tani. Do të hasni në ndihmë, e cila ju ofrohet bujarisht, mos u tregoni arrogantë dhe mos e refuzoni atë.
Shëndeti: Merrni parasysh dobësitë tuaja, në mënyrë që të mund të bëni një mënyrë jetese më të shëndetshme.
Dashuria: Venera është në anën tuaj dhe ju mund të prisni që ndjenjat e dashurisë të mbizotërojnë dhe t'ju ndihmojnë t’i kapërceni grindjet dhe mosmarrëveshjet në marrëdhënien tuaj. Qëndroni të qetë dhe të durueshëm, sepse po përballeni me pakënaqësinë që është grumbulluar dhe që tani është koha për ta përballuar e zgjidhur atë. Binjakët e lirë do të jenë plot energji dhe të interesuar për botën që i rrethon. Standardet tuaja janë të larta dhe nuk duhet t'i ulni ato, por mendoni nëse jeni shumë kërkues dhe jorealist.
Shëndeti: Do të jeni të tensionuar, por në fund të javës, aspektet planetare premtojnë lehtësim.
Dashuria: Orari planetar ngadalëson ngjarjet në planin e dashurisë dhe Gaforret këshillohen të mos përpiqen t’i përshpejtojnë ato. Për çdo lloj marrëdhënieje, kjo do të thotë t’i lini gjërat të shkojnë rrjedhës së vet, sepse më vonë do të zbuloni se kjo ka qenë strategjia më e mirë. Gaforret e lira kanë nevojë për durim - mos u përpiqni t’i impononi pikëpamjet tuaja te njerëzit përreth jush, edhe nëse ndieni nevojën t’ia shprehni ndjenjat dikujt që e konsideroni të veçantë.
Shëndeti: Probleme të vogla të mundshme shëndetësore në lidhje me presionin e zemrës dhe enët e gjakut. Pushoni më shumë.
Dashuria: Në marrëdhëniet me personin e dashur është e nevojshme të jeni diplomatik dhe të bëni kompromise, në mënyrë që të mos dëmtoni vetëvlerësimin e partnerit tuaj. Do të jeni në gjendje të merrni dhe të arrini gjithçka që dëshironi, nëse veproni me takt dhe mençuri. Luanët e lirë do të ndiejnë një rritje të besimit - askush nuk mund t’i rezistojë sharmit tuaj, por mos e provoni vetëm për të zbuluar se jeni akoma të parezistueshëm. Ju mund t’ia prisni zemrën dikujt.
Shëndeti: Mbani një qëndrim pozitiv, pavarësisht depresionit dhe problemeve të vogla shëndetësore që lidhen me hormonet dhe ndryshimet e humorit, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Ngjarje të rëndësishme në fushën e marrëdhënieve dashurore, emocione të forta që ju lëvizin dhe sjellin intimitet të ri dhe njohuri të rëndësishme. Mundohuni të mos i neglizhoni miqtë tuaj për hir të partnerit tuaj, për të ruajtur ekuilibrin në botën tuaj emocionale. Virgjëreshat e lira mund të lëndojnë njerëzit e afërt dhe anëtarët e familjes me reagimet e tyre, kështu që këshilla është të qëndroni të qetë. Do të jeni shumë interesantë për të tjerët dhe kjo është një periudhë e mirë për të njohur njerëz të rinj, por nuk do të kënaqeni me aventurën.
Shëndeti: Nervozizmi dhe tensioni alternohen me periudhat e zbrazëtisë dhe rraskapitjes. Mundohuni të relaksoheni dhe të pushoni më shumë.
Dashuria: Në marrëdhëniet me partnerin ju duhet të keni takt dhe durim, për të shmangur konfliktin dhe zhgënjimin. Kjo nuk është një kohë për vendime dhe ndryshime të mëdha, prandaj mos i jepni fund marrëdhënies, nëse jeni të pakënaqur. Peshoret e lira mund ta gjejnë veten në një sërë situatash të papritura - do të befasoheni nga dëshirat tuaja me pasion, por ajo që po kërkoni është shumë më e thellë dhe më romantike. Prandaj mos bëni kompromis, për të larguar vetminë, përkundrazi bëhuni të duruar dhe shikoni me kujdes përreth jush.
Shëndeti: Mund të keni probleme me tretjen, prandaj kujdesuni për dietën tuaj gjatë kësaj periudhe dhe largohuni nga disa shprehi të dëmshme, kundër të cilave po luftoni prej kohësh.
Dashuria: Është koha të rishqyrtoni ndjenjat dhe pritjet tuaja në marrëdhëniet dashurore – mbase do të detyroheni të bëni një vlerësim realist dhe të pakëndshëm nëse keni nevojë për një person tjetër dhe nëse jeta juaj është më e mirë me ose pa ata. Akrepat e lirë do të jenë në qendër të vëmendjes, por në atë pozicion ka tundime. Ju mund të tërhiqeni nga dikush që me shumë aftësi mban maskën e një personi që ju duket fantastik, dhe fytyra e vërtetë e të cilit nuk do t'ju pëlqejë aspak.
Shëndeti: Përkeqësim i mundshëm i çrregullimeve kronike dhe problemeve shëndetësore. Përmbajuni terapisë dhe vendosni rregull dhe disiplinë në rutinën tuaj ditore.
Dashuria: Tensioni dhe keqkuptimi janë të mundshme, të cilat mund të kthehen në konflikt. Kontrolloni ndjenjat tuaja dhe mos lejoni t’ju kaplojë zemërimi, në mënyrë që të mos pendoheni për ato që mund të bëni dhe të thoni nën një frustrim të tillë. Shigjetarët e lirë do të kënaqen me bisedat stimuluese me një person të veçantë. Interesi juaj emocional përcaktohet kryesisht nga lidhja intelektuale, shkëmbimi i përmbajtjes cilësore dhe motivimeve.
Shëndeti: Bëni më shumë stërvitje dhe ushqehuni më shëndetshëm, në mënyrë që të arrini t’i kanalizoni nivelet tuaja të stresit ditor. Relaksohuni sa herë që keni mundësi.
Dashuria: Energjia planetare në këtë periudhë lehtëson qasjen në çështje emocionale dhe marrëdhëniet e ngushta, kështu që nëse keni kaluar ca kohë me personin e dashur, tani është koha për të thelluar intimitetin dhe lidhjen në një mënyrë romantike. Organizoni diçka të veçantë për personin që është i veçantë për ju. Bricjapët e lirë do të jenë shumë të frymëzuar, plot ndjenja të forta.
Shëndeti: Probleme me kyçe, dhimbje shpine, aktivizim i ndryshimeve reumatike.
Dashuria: Partneri juaj ose një person i afërt me të cilin jeni duke zhvilluar një marrëdhënie do të shohë më të mirën tek ju gjatë kësaj periudhe - ju jeni simpatik, gaztor dhe të interesuar për të ndarë përmbajtjet, energjinë dhe emocionet. Ujorët e lirë do të jetë më pak të paarritshëm dhe të rezervuar se zakonisht - siç u duken atyre që i shohin për herë të parë, por edhe atyre që i dinë zakonet dhe ciklet e tyre. Hapuni dhe lini dikë t'ju afrohet.
Shëndeti: Kanalizoni nervozizmin dhe tensionin në mënyra të shëndetshme, aktivizohuni dhe lëvizni.
Dashuria: Në marrëdhëniet dashurore ju nevojitet e gjithë fuqia e diplomacisë për të lëvizur ngjarjet në drejtimin e dëshiruar. Qëndroni i qetë dhe ngrohtësia do të kthehet në marrëdhëniet tuaja. Peshqit e lirë do të gjenden në një situatë për të vënë në dyshim kufijtë e tyre, domethënë t'i vendosin më mirë dhe të reflektojnë mbi konceptin e dashurisë në të cilin besojnë. Ju duhet të refuzoni disa iluzione dhe besime kufizuese, në mënyrë që të jeni në gjendje të krijoni marrëdhënie të shëndetshme emocionale. /Telegrafi/












































