Horoskopi javor për periudhën nga 07 – 14 qershor

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Bëni një kontroll te stomatologu.
Dashuria: Kjo është një kohë e sfidave kërkuese emocionale dhe nevojës për të stabilizuar jetën e dashurisë. Nëse jeni të etur të dilni dhe të vizitoni ngjarje kulturore, është koha e duhur për të bindur personin tuaj të dashur në çdo veprim të tillë. Atmosfera e joshjes është në favorin tuaj, keni kontroll të plotë mbi situatën, ju mbetet vetëm juve që të bëni hapin e parë.
Shëndeti: Kujdesuni për këmbët.
Dashuria: Kjo është periudha gjatë së cilës do të jeni në qendër të vëmendjes, pavarësisht nëse është fjala për personin e dashur ose për anëtarë të familjes suaj të ngushtë. Në plan të parë janë angazhimi dhe përkushtimi juaj. Edhe pse në këtë mënyrë jeni duke u rikuperuar dhe duke u mbushur me energji, kini kujdes kur sakrifikoni veten në mënyrë që të mos shkojë çdo gjë huq. Mashtrimi dhe intrigat janë të mundshme, veçanërisht nga njerëzit që kërkojnë nga ju ndonjë shërbim ose mbështetje, të cilët kanë qenë e pazakontë për marrëdhënien tuaj deri më tani.
Shëndeti: Janë të mundshme probleme me sytë.
Dashuria: Lidhja juaj emocionale mund të tronditet rëndë, nëse nuk i kushtoni vëmendje asaj që thoni. Varet nga ju se a do të mbani një sekret i cili, sipas mendimit tuaj, nuk është diçka që duhet fshehur patjetër. Sidoqoftë, nëse pala tjetër këmbëngul që ju të qëndroni diskret, ju mbetet juve ta pranoni atë, të mos gjykoni nëse është e drejtë apo jo. Ky muaj është shënuar nga një krizë e mundshme dashurie që mund të ndodhë nëse jeni të pakujdesshëm.
Shëndeti: Kontrolloni presionin e gjakut.
Dashuria: Ju do të kontaktoni me një person që vjen nga larg. Nëse tashmë jeni në një lidhje dashurie, kjo është koha e duhur për një udhëtim të përbashkët ose ndonjë lloj tjetër aktiviteti që i relakson kufizimet e mëparshme. Vetëbesimi juaj gjithnjë e më shumë po rritet, jeni të rrethuar nga njerëz miqësorë, si me miq tuaj, ashtu edhe me miq të partnerin tuaj. Megjithëse atmosfera është e mirë, kini kujdes kujt i besoni dhe sekretet e kujt i mbani në mënyrë që qëllimi i dyshimtë i një personi të mos ju sjellë në telashe.
Shëndeti: Probleme të lëkurës.
Dashuria: Në periudhën vijuese, një propozim martese ose një njohje e re romantike është e mundur. Dashuria po bëhet gjithnjë e më e fortë. Nëse jeni në një lidhje, kjo është koha kur çdo gjëje duhet t’i jepet kuptim. Megjithatë, nëse keni qenë vetëm në një romancë kohët e fundit, ju do të keni vetëm mundësinë për të arritur përvoja krejtësisht të reja nëpërmjet një ndërveprimi të theksuar emocional me një person interesant. Varet nga ju se si do të zhvillohen gjërat, pala tjetër është e gatshme për tundime.
Shëndeti: Aritmitë janë të mundshme.
Dashuria: Marrëdhëniet e dashurisë, disi, i keni vendosur në plan të dytë, ndërsa vëmendjen e kemi te shoqëria. Një mënyrë e tillë e funksionimit në një marrëdhënie dashurie, në planin afatgjatë, kërcënon të zhvillohet në një marrëdhënie të zakonshme miqësore që zakonisht përfundon në ndarje. Pa marrë parasysh faktin që për momentin ju duket e pranueshme, mendoni mirë nëse përparësi të tilla janë të domosdoshme për ju. Për të marrë dashuri dhe miqësi në të njëjtën kohë, takimet e afërta dhe bisedat e sinqerta janë të nevojshme.
Shëndeti: Kujdes nga viruset, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Humori juaj i tensionuar reflektohet në marrëdhënien tuaj me personin tuaj të dashur. Ju dëshironi të ndiheni të sigurt, por nuk keni sukses. Së shpejti do të ketë një ndryshim të dukshëm në marrëdhëniet e dashurisë, por përsëri nuk do të ndiheni i plotësuar. Po të dinit se çfarë dëshironi, problemi do të zgjidhej lehtë. Ju jeni të vetëdijshëm që jeni në një fazë të veçantë, por nuk jeni të sigurt nëse jeni duke e kuptuar mirë. Mos e ngarkoni personin tuaj të dashur me dyshimet tuaja, sepse ato në këto ditë janë shumë të errëta.
Shëndeti: Dhimbje fyti.
Dashuria: Ju mundon mosbesimi, jo sepse personi juaj i dashur po gënjen ose po fsheh diçka, por çështja është se pritjet tuaja nuk janë reale, nga të cilat assesi nuk mund të shpëtoni. Për të shmangur shqetësimet e mundshme, është e domosdoshme t’i reduktoni pritjet në minimum gjatë kësaj periudhe dhe rishikojeni veten para se të kërkoni arsyet e pakënaqësisë te partneri juaj. Mos harroni se xhelozia e mundshme për veten zbulon shumë dobësi që është më mirë të mos e zbuloni.
Shëndeti: Problemet e stomakut.
Dashuria: Fusha e marrëdhënieve me personin e dashur është e ngarkuar dhe paksa konfuze. Kohën po e shpenzoni me bisedime të kota me të cilat personit të dashur po i sqaroni diçka, ndërkaq ai bëhet sikur nuk ju dëgjon. Lejoni palës tjetër t’i respektojë qëndrimet e veta dhe jepni kohë që me ju të shohë sa të tepërta janë pritjet e saj. Vizioni juaj i realitetit mund të jetë i pakëndshëm për këdo që nuk ju njeh mirë. Zgjidhja e duhur do të jetë e dukshme vetëm kur bëni një përpjekje shtesë.
Shëndeti: Pagjumësia.
Dashuria: Ju përpiqeni pa sukses të përcaktoni kushtet në të cilat jeta juaj e dashurisë do të zhvillohet në të ardhmen. Keni një fazë të re të jetës përpara, të paktën kur bëhet fjalë për marrëdhëniet emocionale. Personi juaj i dashur mund të tregojë një nevojë për liri ose të iniciojë ndryshime në mënyrën e funksionimit të marrëdhënies suaj. Nëse e pranoni ndryshimin dhe tregoni se jeni elastik dhe të gatshëm për kompromis, marrëdhënia juaj mund të mbijetojë. Përndryshe, prisni ndërlikime dhe probleme.
Shëndeti: Dëmtimet shëndetësore janë të mundshme.
Dashuria: Do ta rishikoni situatën dhe do të zhvilloni biseda stresuese me personin tuaj të dashur. Është e mundur që të mësoni detaje të reja që nuk i keni vërejtur më parë. Keni tendencë të ekzagjeroni gjithçka, madje edhe problemet. Bëni kujdes me pritjet tuaja, shpresat joreale ju çojnë në zhgënjim. Nëse do të jeni autokritikë dhe të sinqertë me personin tuaj të dashur, por edhe me veten tuaj, romanca juaj do të forcohet. Kujdes nga gënjeshtrat.
Shëndeti: Dhembje shpine.
Dashuria: Gjatë kësaj periudhe, çdo shpresë e rreme ose pritje e ekzagjeruar patjetër duhet të korrigjohet. Në thelb, borxhet që ju kanë shtyrë ju detyrojnë të ktheheni në vlerat e duhura, në jetën familjare dhe marrëdhëniet me një person të dashur. Tregoni mirënjohje, por mos flisni hapur, sepse nuk do të kuptoheni në mënyrën e duhur. Personi juaj i dashur dëshiron të shohë vepra konkrete, të mos dëgjojë më teori se çfarë dëshiron të realizosh. /Telegrafi/































































