Horoskopi javor për periudhën nga 06 – 13 dhjetor

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
Shëndeti: Keni nevojë për ndryshim dhe kujdes për veten.
Dashuria: Marrëdhëniet me personin tuaj të dashur dhe familjarët në këtë periudhë mund të karakterizohen nga gjëra praktike dhe aktivitete të përbashkëta - bëni diçka për partnerin tuaj që nuk është romantike, por që ia bën jetën më të lehtë, dekoroni shtëpinë, bëni diçka së bashku, që do të dëshmojë për përpjekjet që bëni së bashku. Nëse jeni vetëm, mund të ndiheni të papërshtatshëm në të gjitha ndërveprimet që ju përfshijnë emocionalisht dhe keni dëshirë të rrini vetëm.
DEMI (21.04. – 21.05.) Puna: Një periudhë e mirë biznesi, ju do t’i kryeni të gjitha detyrat dhe detyrimet, duke qëndruar konsekuent me veten - çelësi i suksesit është njohja e aftësive dhe e limiteve tuaja. Ju duhet të jeni të qartë me planet tuaja për të ardhmen dhe të siguroheni që nuk keni nevojë të bëni asnjë lëshim kur bëhet fjalë për vlerat dhe parimet tuaja.
Shëndeti: Më së miri do ta ngrini energjinë në grup, në ahengje, ekskursione, ngjarje kulturore.
Dashuria: Një periudhë e mbushur me emocione të pakëndshme, nervozizëm dhe keqkuptime do të jetë më e lehtë për t'u kapërcyer nëse nuk analizoni shumë dhe nuk përpiqeni të gjeni një zgjidhje. Në veçanti, mos ndihmoni askënd që nuk ju kërkon ndihmë, sepse vetëm mund të rrisni tensionin dhe të lini përshtypje të gabuar. Nëse investoni kohë dhe energji në marrëdhënie sipërfaqësore në të cilat nuk janë të dyanshme, tërhiquni.
Shëndeti: Mundohuni të stabilizoni ritmin tuaj të përditshëm dhe të flini mjaftueshëm.
Dashuria: Mund t'ju jepet mundësia për të pasur një lidhje jashtë një marrëdhënieje aktuale - e dini se do të ishte marrëzi dhe e rrezikshme, por nëse ende ju udhëheq kureshtja juaj, përgatituni të mbani pasojat. Nëse jeni vetëm, do të jeni mjaft të qëndrueshëm dhe të lidhur me ndjenjat tuaja. Mund t'ju duhet të rinovoni kontaktet me dikë nga e kaluara për të kërkuar dhe për të dhënë disa shpjegime.
Shëndeti: Reduktoni aktivitetet dhe aplikoni pushimin ditor, në mënyrë që të mos humbni shumë energji.
Dashuria: Në marrëdhëniet me personin e dashur, zakonisht është e vështirë të përballesh me aspektet e zakonshme, por në këtë periudhë mund të zbuloni se kjo është ajo që ju mban në kontakt me veten dhe mendjen e shëndoshë. Do të ndieni se çfarë do të thotë në të vërtetë angazhim, pa zbukurime romantike dhe pa dramë dashurie. Ju gjithashtu mund të keni njohuri të thella nëse jeni vetëm, duke analizuar marrëdhëniet tuaja të kaluara, gjë që do t'ju sjellë një ndjenjë lehtësimi.
Shëndeti: Ndiheni mirë dhe të shëndetshëm.
Dashuria: Një periudhë e përshtatshme për një lidhje më të thellë me partnerin tuaj - gjeni një praktikë të përbashkët shpirtërore, lexoni të njëjtat libra dhe ndiqni përmbajtjet intelektuale dhe kulturore, për të shijuar shkëmbimin e mendimeve dhe stimulimin intelektual. Nëse jeni vetëm, mund të takoni një person interesant në të njëjtën mënyrë - të udhëhequr nga nevojat dhe shprehitë tuaja intelektuale dhe kulturore.
Shëndeti: Rregulloni ritmin e jetës dhe kushtojini vëmendje ushqimit, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Venera ka një ndikim të fortë në jetën tuaj të dashurisë gjatë kësaj periudhe, kështu që mund të filloni të eksploroni aspektet misterioze të psikikës dhe emocioneve, në dëshirën për t'u lidhur më thellë me partnerin tuaj dhe për t'i mundësuar atij t'ju njohë dhe kuptojë më mirë. Nëse jeni vetëm, mund të arrini ndërveprime të këndshme dhe aludime për shkëndija romantike në disa kontakte, por është më mirë të mos hyni në aventura sa për të mos qenë vetëm.
Shëndeti: Pushoni mjaftueshëm dhe mos e mundoni veten.
Dashuria: Aspektet planetare ju inkurajojnë të shikoni më thellë në veten tuaj, në mënyrë që të kuptoni më mirë burimin e problemit në marrëdhënie (të tashme apo të mëparshme), sepse vështirësitë që keni njohur janë shkaktuar nga mënyra e sjelljes. Është vetëm fillimi i zgjidhjes, e cila vjen kur ndryshoni sjelljen tuaj në praktikë, për të cilën do të keni shumë mundësi, qoftë nëse jeni vetëm apo në një lidhje dashurie.
Shëndeti: Ndiheni mirë, megjithëse mund të jeni në një ndryshim humori dhe energjie.
Dashuria: Ndikimi i Venerës mund t'ju bëjë shumë kërkues në dashuri dhe për shkak të kësaj, partneri juaj mund të ndihet në ankth, sikur nuk i ka përmbushur pritshmëritë tuaja, sikur po i largoheni dhe se ai nuk është mjaftueshëm i mirë për ju. Mundohuni të frymëzoni partnerin tuaj në vend që të kërkoni dhe pyesni. Nëse jeni vetëm, për shkak të të njëjtit ndikim, pritshmëritë tuaja do të jenë të larta, madje edhe nëse ju pëlqen dikush, do të jeni shumë kritikë.
Shëndeti: Rritni marrjen e vitaminave dhe lëngjeve.
Dashuria: Jeni të rrethuar nga njerëz interesantë dhe keni mundësi të takoni më shumë njerëz të rinj, dhe të arrini ndërveprime interesante dhe stimuluese. Nëse jeni duke kërkuar për një lidhje dashurie, keni një shans të mirë për t'u afruar me dikë nëpërmjet interesave të ngjashme dhe pajtueshmërive intelektuale. Në lidhje dashurie, ju mund të përjetoni zgjimin e pasioneve të fjetura dhe të shijoni një marrëdhënie lozonjare.
Shëndeti: Dëgjoni atë që ju thotë trupi juaj, madje edhe nëse është një kërkesë për dembelizëm.
Dashuria: Rrethanat e dashurisë dhe jetës tuaj personale ju ngadalësojnë dhe ndiheni të frustruar dhe dëshironi t'i shpejtoni gjërat. Lëreni gjithçka të shkojë në rrjedhën e vet, ulni nivelin e pritjeve tuaja dhe shpejt do të zbuloni se kjo është strategjia më e mirë për stabilitet në lidhjen tuaj dashurore. Nëse jeni vetëm, mund të magjepsni dikë dhe të provokoni ndjenja pasionante, por mendoni me kujdes nëse jeni gati t'i përgjigjeni plotësisht.
Shëndeti: Dëgjoni trupin dhe intuitën tuaj për të ruajtur shëndetin fizik dhe ekuilibrin mendor.
Dashuria: Mund të nxiteni nga pasioni gjatë kësaj periudhe, edhe nëse jeni të ftohtë dhe të qetë. Kjo mund t'ju kënaqë dhe ju bën ta shihni veten si një eksperiment interesant. Mos u përfshini në veprime ekstreme dhe agresive në dashuri apo aventura të mundshme, përpiquni të vëzhgoni veten dhe ndjenjat e shumta të përziera që ju pushtojnë.
Shëndeti: Gjeni një mënyrë për ulje tensioni në shoqërimin me miqtë dhe të dashurit.
Dashuria: Një periudhë e nxehtë në jetën e dashurisë, qoftë edhe e egër - pasionet mund të zgjohen dhe ju mund të bini sërish në dashuri me partnerin tuaj dhe të zbuloni aspekte të reja lidhjeje dhe kënaqësie reciproke. Ju ndiheni mirë me një fluks ndjenjash të forta dhe mund t'i përgjigjeni çdo sfide. Nëse jeni vetëm, mund të takoni një person me të cilin do të lëvizni kufijtë dhe do të zgjeroni horizontet tuaja. /Telegrafi/














































