LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor: Kush këtë javë do të ketë shumë para dhe kush do të derdhë lot për shkak të problemeve dashurore

Horoskopi javor: Kush këtë javë do të ketë shumë para dhe kush do të derdhë lot për shkak të problemeve dashurore

Mbase gjasat të paqarta astrologjike na presin këtë javë

Fjala e urtë popullore thotë “Derisa dikujt të mos i errësohen sytë, tjetrit nuk i kthjellen” dhe në këtë frymë është edhe ky horoskop javor, transmeton Telegrafi.


DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Ndodhitë e reja që do t’ju shoqërojnë këtë javë në planin afarist, ka mundësi t’i çrregullojnë planet tuaja, andaj mendoni mirë për ndonjë zgjidhje alternative. Është e nevojshme të ballafaqoheni me bashkëpunëtorët,m të cilët përdorin metoda të tjera. Gjithmonë ekzistojnë mundësi për kompromise dhe marrëveshje të reja. Kur të gjendeni në situata problematike, është mirë t’i lini të tjerët të marrin iniciativa kryesore.

Shëndeti: Nuk është i shkëlqyeshëm. Problemet po shfaqen për shkak të ambicieve tepër të mëdha dhe të emocionit. Rraskapitja është pasojë e oscilimeve të motit.

Dashuria: Meqenëse këtë javë do t’ju përfshijë një pasiguri emocionale, do t’ju mjaftojë që të bëni për vete personin e dashur në atë mënyrë që t’i përshtatni afinitetet dhe shijet e përbashkëta. Çdokush e ka pikën e vet të dobët, andaj mendoni se në çfarë mënyre ta joshni personin tuaj të dashur. Nuk bën assesi që të dorëzoheni apo të hiqni dorë nga qëllimet tuaja dashurore.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Këtë javë do të jeni në një fazë kreative dhe të preokupuar me informacione të ndryshme apo me ide afariste. Po silleni si një person i cili nuk ka kohë për disa takime të rëndësishme apo për disa ngjarje, të cilat nuk përputhen me sferën tuaj të interesimit. Mirëpo, me sjelljen tuaj energjike te bashkëpunëtorët po shkaktoni reagime të ndryshme.

Shëndeti: Më shumë kujdes në konsumimin e pijeve apo të cigareve. Më shumë kohë kaloni në ajër të pastër, sepse mushkëritë tuaja janë të rrezikuara.

Dashuria: Në jetën dashurore ju ka përfshirë një parandjenjë e keqe, po reagoni me kujdes ndaj situatave, të cilat ka mundësi t’ju komprometojnë. Ato gjëra që juve ju duken shumë interesante dhe të realizueshme, nuk i shkojnë për shtat afiniteteve të cilat i ka personi juaj i dashur. Është mirë që t’i harmonizoni temat e përbashkëta dhe sa më mirë t’i harmonizoni interesimet tuaja të llojllojshme.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Ndryshimet e papritura që do t’ju ndodhin në skenën afariste, do të ndikojnë si presion shtesë psikologjik dhe do të kërkojnë që të merrni vendime të reja dhe të matura. Do të jetë në interesin tuaj nëse do t’i ruani kontaktet e rëndësishme afariste. Andaj, pranojeni ofertën afariste, e cila ju premton një fitim të konsiderueshëm. Përpiquni që të angazhoheni në shumë drejtime.

Shëndeti: Janë të mundshme vështirësi reumatike. Merrni masa sa më parë.

Dashuria: Po përpiqeni që familjes suaj dhe personit të dashur t’u ofroni sa më shumë lumturi. Nganjëherë është e vështirë të përputhen interesimet dhe afinitetet e ndryshme, mirëpo për shkak të lumturisë së përbashkët çdo gjë është e mundshme të arrihet. Lumturia del nga nevojat e brendshme, që mendimet e mira dhe ndjenjat e ngrohta të ndahen dhe të këmbehen me personin e afërt. Veproni sipas ndjenjave dhe inspirimeve tuaja emocionale.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Kjo javë do të jetë përplot dilema, andaj do të kërkoni të punoni në ekip. Të tjerët presin nga ju zgjidhje efikase dhe aksion të menduar mirë. Shumica e bashkëpunëtorëve dëshiron të kënaqet me suksesin e përbashkët dhe me kënaqësi i përgjigjet ftesës suaj. Është mirë të bëni zgjedhje më të mirë me rastin e caktimit të qëllimeve afariste dhe të ndryshoni kriteret e zakonshme.

Shëndeti: Jeni përplot energji. Është e dëshirueshme të merreni me ndonjë aktivitet sportiv dhe sa më shumë të lëvizni, nëse dëshironi që ta ruani këtë gjendje që e keni.

Dashuria: Në lidhjen dashurore është me rëndësi që t’i ruani vlerat e vërteta dhe që sinqerisht ta kënaqni personin e dashur. Përpiquni që të jeni sa më shumë i kuptueshëm dhe i matur kur është fjala te zgjidhja e problemeve të përbashkëta. Mirëpo, është mirë të tregoni edhe më shumë butësi në disa situata delikate. Është e nevojshme që sa më mirë t’i harmonizoni mendimet dhe ndjenjat tuaja.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Po silleni me kujdes të tepruar para disa bashkëpunëtorëve dhe po i refuzoni sfidat e reja. Po dëshironi të organizoni rrethin tuaj në drejtim të afarizmit sa më efikas. Klima e pavolitshme afariste nuk do të zgjasë shumë, është me rëndësi që të përgatiteni mirë për fazën e ardhshme. Shtyni nënshkrimin e disa dokumenteve kontestuese apo të disa transaksioneve financiare të dyshimta.

Shëndeti: Problemet me stomakun janë pasojë e ushqimit të pakontrolluar. Patjetër duhet të jeni të kujdesshëm ndaj ushqimit dhe pijeve.

Dashuria: Në jetën dashurore nuk është e nevojshme të bëni kërkesa të tepërta apo të imponoheni tepër ndaj personit të dashur. Me imponimin e panevojshëm të qëndrimeve tuaja apo me caktimin e rregullave të ashpra të sjelljes, më së shpeshti do të shkaktoni efekt të kundërt. Mos u kushtoni tepër rëndësi gabimeve të partnerit dhe mos i “shuani” shkëndijat dashurore.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Planet afariste të cilat po përpiqeni t’i realizoni me çdo kusht, nuk do t’ju sjellin rezultatet e pritura dhe efektin e dëshiruar. Këtë javë jeni duke kaluar nëpër faza të ndryshme të ngritjeve dhe rënieve krijuese, mirëpo kjo nuk duhet t’ju pengojë shumë. Nëse dëshironi që të tjerët t’i bindni se keni dije praktike dhe aftësi intelektuale, bëhuni më këmbëngulës në qëllimet tuaja.

Shëndeti: Ata të cilët kanë qenë të sëmurë, janë duke i sanuar problemet shëndetësore dhe po hyjnë në një periudhë më të mirë. Ka gjasa që disa probleme po i krijojnë vetë, ose janë pjellë e imagjinatës? Çdo gjë del nga koka.

Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore po silleni me dyshim dhe po i bëni vërejtje të ndryshme partnerit tuaj. Megjithatë, inteligjenca juaj nuk është e gjithëfuqishme në zgjidhjen e dilemave të rëndësishme. Askush nuk mund t’i zgjidhë të gjitha, gjithmonë ekzistojnë disa “enigma dashurore”, të cilat zgjidhen gradualisht dhe me kalimin e kohës. Ndodh që dashuria ndonjëherë të kapërcejë “kufijtë e mendjes”.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Po përpiqeni që t’i përmirësoni marrëdhëniet me bashkëpunëtorët tuaj, mirëpo mjaft shpesh po ju shoqërojnë disa mosmarrëveshje, por edhe mosmarrëveshje në vlerësimin e interesave të përbashkëta. Duhet të aplikoni një qëndrim të matur diplomatik, nëse dëshironi t’i pajtoni kundërshtitë e ndryshme, me të cilat po ballafaqoheni në bisedimet afariste. Kushtoni më shumë kujdes zgjidhjes së problemeve aktuale dhe financiare.

Shëndeti: Ka mundësi t’ju bjerë imuniteti. Ruajuni nga ftohja apo gripi.

Dashuria: Lidhjen tuaj dashurore e ka vërshuar një dozë e pasigurisë reciproke dhe e moskuptimeve. Situatat, të cilat, sipas mendimit tuaj, po ju duken tepër të komplikuara, personi juaj i dashur po i konsideron nga një këndvështrim tjetër dhe ka pikëpamje krejtësisht tjetër apo mbase edhe prognoza më optimiste. Do të ishte mirë sikur t’i kapërcenit të gjitha dallimet, të cilat po ju largojnë nga personi i dashur dhe nga planet e përbashkëta.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna: Ngjarjet më të reja në planin afarist po shkaktojnë tensione të mëdha në rrethin tuaj, mirëpo ju nuk jeni të gatshëm të bisedoni publikisht lidhur me to. Me një mençuri të madhe po i aplikoni planet tuaja afariste dhe me shkathtësi po silleni me bashkëpunëtorët, të cilët kanë kritere apo qëndrime të tjera afariste.

Shëndeti: Obligimet e shumta dhe tensioni i vazhdueshëm psikik po ndikojnë dukshëm në gjendjen tuaj shëndetësore.

Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore ekziston njëfarë lidhje sekrete apo ndonjë hallkë emocionale, po këmbeni emocione dhe ndjenja të sinqerta dhe në mënyrë të shkëlqyeshme po e plotësoni njëri-tjetrin në çdo pikëpamje. Ruajeni këtë gjendje pozitive shpirtërore, mos lejoni që dikush nga jashtë t’jua prishë lumturinë tuaj dashurore apo qetësinë familjare. Afërsia emocionale ndikon shumë në mënyrë inspiruese dhe shëruese në çdo pikëpamje.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Ka raste kur vështirë mund të gjenden kombinimi fitues dhe bashkëpunëtorët e sinqertë në situata të ndryshme të afarizmit. Pavendosmëria profesionale mund t’ju shkaktojë telashe të shumta në fushën e komunikimeve dhe humbje të reja financiare. Është shumë e rëndësishme që të reagoni në çastin e duhur. Mos u bëni impulsivë, vetëm kur të bindeni për vlerat e vërteta, mund të merrni vendime të dobishme.

Shëndeti: Po këndelleni nga streset të cilat kanë qenë të shumta. Po e kuptoni se kot jeni nevrikosur. Gjërat shikoni me dashamirësi. Jeni në fazën e këndelljes.

Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore nuk jeni të kënaqur. Me këmbëngulje po përpiqeni të impononi situatat të cilat ju përshtaten vetëm juve dhe afiniteteve tuaja. Mirëpo, personi juaj i dashur po ju përgjigjet me një rezervë të theksuar dhe po i mbron qëndrimet e veta. Në dashuri nuk është e mundshme të arrihen të gjitha ato që i dëshironi. Nëse nuk e krijoni një balancë të re emocionale, nuk do të mund t’i kapërceni dilemat dhe dyshimet e përbashkëta.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Po kërkoni nga rrethi juaj që t’i vlerësojë drejt dijen dhe aftësitë tuaja profesionale. Mirëpo, ekzistojnë faktorë të ndryshëm, të cilët ndikojnë në ndryshime befasuese në skenën afariste apo në rezultatet përfundimtare. Përpiquni që obligimet tuaja t’i plotësoni sipas rregullave, pa presione psikologjike apo aspirata garuese. Herët a vonë, rezultatet definitive do të paraqesin masën themelore të vlerave.

Shëndeti: Janë të mundshme problemet për shkak të angazhimeve tej mase. Jeni i rrezikuar nga sëmundja e gjëndrave me tajitje të brendshme, por edhe nga problemet e peshës së tepërt trupore.

Dashuria: Këtë javë do të keni ngjarje më të bukura në jetën tuaj dashurore apo në një takim me një person të dashur. Gjithmonë kur entuziazmi dhe ndjenjat tuaja gërshetohen do t’ju jenë sinjal i cili do t’ju çojë drejt romancave të reja. Ndani entuziazmin dhe inspirimin tuaj me personin e dashur dhe bëhuni më shumë frymëzues.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Këtë javë do të keni suksese të reja dhe afirmim në rrethin afarist. Është me rëndësi që të zgjidhni ato punë, të cilat mund t’i kryeni me sukses dhe nëpërmjet të cilave mund t’i vini në pah aftësitë praktike dhe idetë tuaja kreative. Nuk keni arsye që të hezitoni me rastin e paraqitjes publike apo paraqitjes para bashkëpunëtorëve, të cilët mund t’i testojnë aftësitë tuaja. Vlerësoni mirë mundësitë tuaja afariste dhe situatat në të cilat ndodheni aktualisht.

Shëndeti: Shëndetin tuaj analizojeni mirë. Mendoni për hapat e ardhshëm, në mënyrë që të jeni më i shëndoshë dhe më i lumtur.

Dashuria: Gjatë një debati që do ta zhvilloni me personin tuaj të dashur, lejoni partnerin tuaj që të ketë një dominim të caktuar apo që së paku të krijojë bindjen se vërtet po krijon dominim. Shmangni lojën e dinakërisë dhe kurtheve të reja emocionale. Stili i lehtë i joshjes apo butësia e sjellin efektin më të mirë në marrëdhëniet dashurore. Përdorni atutë tuaja sekrete.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Kjo javë do t’ju kalojë nën një trysni psikologjike, andaj duhet ta vlerësoni mirë tërë situatën në skenën afariste dhe mundësitë e ndryshme, të cilat i keni në dispozicion. Është me rëndësi t’i ruani kriteret e mira në takimet me bashkëpunëtorët me rastin e caktimit të obligimeve. Për të arritur sukses në afat të gjatë është mirë t’i vlerësoni drejt vlerat dhe t’i respektoni vendimet e përbashkëta.

Shëndeti: Mund të ballafaqoheni me probleme me traktin urinar. Akoma nuk është vonë që të ndërmerrni diç në mënyrë që ta sanoni situatën sa më shpejt.

Dashuria: Kjo javë në lidhjen tuaj dashurore do t’ju kalojë duke insistuar shumë në faktet e bindshme dhe shpesh do të kërkoni sqarime të hollësishme apo të kuptueshme për ndonjë farë sjelljeje. Personi juaj i dashur nuk do të jetë në gjendje të tregojë mirëkuptim të mjaftueshëm për idetë dhe kërkesat tuaja. Është e udhës që të analizoni me kujdes sjelljet, të cilat po lënë një “gjurmë” të caktuar në marrëdhënien dhe sjelljen tuaj dashurore. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?

Pse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?

A e dini se...
Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra

Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra

A e dini se...
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

A e dini se...
Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Intimitet dhe Pasion
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Çfarë të vizitosh
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Kalo në kategori