Honda po “tërheq” pothuajse 250,000 automjete për shkak të një gabimi në prodhim që mund të dëmtojë motorin.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi që prodhuesi i automjeteve dorëzoi në Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada të enjten, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një kushinetë lidhëse në motorët e modeleve Acura dhe Honda është me defekt dhe mund të shkaktojë që motori “të funksionojë në mënyrë të parregullt ose të ngecë gjatë vozitjes, duke rritur rrezikun e një zjarri, përplasjeje ose lëndimi”.
Ky është tërheqja e 14-të e Honda këtë vit dhe e pesta më e madhe. Kjo tërheqje e çon numrin e automjeteve Honda të tërhequra në vitin 2023 në më shumë se tre milionë.
Honda tha se pronarët do të njoftohen në fillim të janarit dhe se tregtarët do të inspektojnë, riparojnë dhe zëvendësojnë motorët falas.
Pronarët e automjeteve mund të mësojnë nëse makina e tyre është përfshirë në tërheqje duke vizituar www.recalls.acura.com ose www.recalls.honda.com. /Telegrafi/