LAJMI I FUNDIT:

Honda “rikthen” modelin legjendar, Prelude i ri do të jetë një kupe elektrike

Honda “rikthen” modelin legjendar, Prelude i ri do të jetë një kupe elektrike

Në panairin e mbajtur në Tokio të Japonisë, Honda ka prezantuar konceptin Prelude që me gjasë mund të futet edhe në prodhimin serik.

Prelude është një prej modeleve legjendare nga Honda, një kupe sportive që bën tërheqje me rrotat e para dhe u prodhua nga 1978 deri më 2001, dhe ishte një prej veturave më të kërkuara, transmeton Telegrafi.


Disa shoferëve u janë plotësuar ëndrrat dhe mund të kënaqen me karakteristikat e kësaj veture sportive.

Pas përfundimit të prodhimit, ky emër filloi paksa të venitet dhe të mos përbëjë edhe aq shumë lajm deri më sot.

Drejtori ekzekutiv i Honda, Toshihiro Mibe, ka thënë se ky koncept mund të jetë modeli i ardhshëm që me gjasë do të jetë elektrik.

Mbetet dilemë nëse motori do të jetë qind për qind elektrik apo ndoshta hibrid, dhe në çfarë mase ky prodhim serik do të dallojë nga koncepti atraktiv i prezantuar. /Telegrafi/