LAJMI I FUNDIT:

Honda Fit do të jetë vetura më e mirë dhe e lirë në treg (Foto)

Honda Fit do të jetë vetura më e mirë dhe e lirë në treg (Foto)

Versioni i modelit Fit që është lansuar gjatë këtij viti, nuk është pëlqyer shumë dhe është vlerësuar dobët, si për dukjen ashtu edhe për mënyrën e lëvizjes.

Mirëpo, njëjtë nuk do të ndodhë edhe me makinën nga kjo gjeneratë, që lansohet më 2018, transmeton Telegrafi.

Derisa paraardhësi është quajtur si një adoleshent me veshjet e të atit, modeli i ri nga Honda është shumë më i sofistikuar.


Me 130 kuajfuqi, linja të mrekullueshme të përfunduar me kujdes, mundësi teknologjike dhe shumë komoditet, kjo makinë ka çmim fillestar prej 16 mijë dollarëve.

Në këtë formë, ky Fit që blihet i kompletuar për 20 mijë dollarë, konsiderohet si vetura më e mirë dhe e lirë në të njëjtën kohë. /Telegrafi/