Trashëgimia muzikore e Nijazi Bytyqit, njërit prej nismëtarëve të muzikës pop-rock në Kosovë, është shpalosur të premten mbrëma në “Autostrada Hangar 2” në Prizren. Aty është promovuar albumi që përfshin një përmbledhje të 22 këngëve ikonike nga tre grupe legjendare: “Marimangat”, “Therandosët” dhe “Lunijazët”.
Kjo hapësirë e artit bashkëkohor në të njëjtën kohë është shndërruar në sallë koncertale, ku dy djemtë e muzikantit të ndjerë, kitaristët Elvisi dhe Gjuliani kanë ekzekutuar programin me veprat si në vijim:
Isaac Albéniz (1860-1909), Mallorca (Barcarola) (arr. Konrad Ragossnig);
Joaquin Malats (1872- 1912) Serenata Española (arr. Milena Valcheva);
Enrique Granados (1867-1916) Danza Española no. 2 – “Oriental”;
Enrique Granados (1867 – 1916) Danza Española no. 5 -“Andaluza” (arr. Hans-Gerhard Frey)’
Isaac Albéniz (1860-1909) Astúrias (Leyenda) (arr. Elvis Bytyqi) dhe
Stanley Myers (1930-1993) Cavatina.
Pas performancës muzikore përmes pamjeve në ekran është paraqitur intervista e shkurtër e Nijazi Bytyqit dhe kënga “Vogëlushja Keti” e grupit “Marimangat”.
Në të njëjtën kohë, prezantuesi Edis Galushi para publikut ka lexuar biografinë e Nijazi Bytyqit, duke veçuar momentet kryesore të krijimtarisë së tij artistike, raporton Telegrafi.
Në mbrëmjen e homazhit për muzikën që ka shënuar breza dhe vazhdon të frymëzojë artistë të rinj, është vënë në pah edhe rëndësia e dokumentimit.
“Këtë ide e kemi pasur që prej kohës së studimeve. Kemi dëgjuar shumë rrëfime prej njerëzve për historinë e Nijazi Bytyqit, historinë e këtyre grupeve, por nuk ka pasur një përmbledhje konkrete. Kanë qenë disa incizime në Youtube, nuk ka pas as biografi. Ne jemi munduar të gjitha këto me i përmbledhë”, ka thënë Gjulian Bytyqi para të pranishmëve.
Tutje ka sqaruar procesin e mbledhjes dhe përpunimit të materialeve muzikore.
“Së pari i kemi mbledhur këngët. Disa i kemi pasur në arkivin tonë, por disa i kemi marrë në arkivin e Prishtinës, me shumë sfida. Materialet i kemi dërguar në Gjermani, janë shtyp, janë pastruar, janë rregulluar në mënyrë profesionale. Dhe kështu i kemi kompletuar këngët që janë në pllakë”.
Ky realizim i mbështetur nga MKRS, sipas tij, i dedikohet babait të tyre, bashkëpunëtorëve të tij dhe Prizrenit.
“Këtë album unë dhe Elvisi ia dedikojmë Prizrenit, kulturës së Prizrenit të viteve 60-ta dhe 70-ta, ia dedikojmë Nijazi Bytyqit si figurë edhe gjithë atyre anëtarëve të grupeve që sot nuk jetojnë më dhe gjithë atyre tjerëve që jetojnë”, ka deklaruar Gjulian Bytyqi.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pohuar se Prizreni njihet si qytet i trashëgimisë kulturore, i vlerave, ku edhe muzika e zë një vend të rëndësishëm. Sipas tij në këtë aspekt edhe Nijazi Bytyqin, si një figurë markante e muzikës së viteve të 60-ta dhe 70-ta, ka sjell një një krijimtari që mund të quhet trashëgimi muzikore e Kosovës, raporton Telegrafi.
“E rëndësishme është që djemtë e tij e kanë përmbledhur karrierën e tij muzikore, e kanë organizuar këtë ngjarje. Është një retrospektivë shumë e rëndësishme muzikore, kulturore dhe pse jo edhe qytetarisë së Prizrenit. Kjo trashëgimi është thesar i kulturës së qytetit, si të tillë duhet ta trajtojmë, sepse na shërben për ta promovuar qytetin tonë, kulturën tonë dhe pse jo të jemi krenar që kemi pas një artist të tillë, i cili me veprën e tij ka lënë gjurmë”, ka thënë Totaj.
Mbrëmja është përmbyllur me përjetimin e muzikës së grupeve legjendare “Marimangat”, “Therandosët” dhe “Lunijazët”. Nijazi Bytyqi ka ndërruar jetë në vitin 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?