LAJMI I FUNDIT:

Homazhe për Arielën, psikologët ngrenë alarmin: Dhuna si model për të rinjtë (Video)

Homazhe për Arielën, psikologët ngrenë alarmin: Dhuna si model për të rinjtë (Video)

Studentët e vitit të tretë, por edhe të viteve të tjera të Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, përfshirë edhe pedagogë marshuan nga fakulteti i drejtësisë drejt atij të Mjekësisë, ku 21-vjeçarja Ariela Murati u vra të dielën me armë zjarri nga Aldison Belulaj.

“Po përcjellim mikeshën tonë, atë që sot duhet të ishte në bankat e Fakultetit të Drejtësisë”, thonë mikeshat e Arielës.

Me lule dhe fotografi të Arielës në duar, studentë dhe pedagogë dhanë një mesazh.


“Ne jemi sot këtu të gjithë si studentë të drejtësisë, unë e shikoj veten një me ta sot dhe jo si pedagoge për t’i thënë drejtësisë vepro, për t’i thënë boll më krimit, boll më makabritetit për ininë. ata janë të rinj, kanë jetën para, kanë prindër që duan të gëzohen me ta. Boll më!”, shprehet një tjetër.

Për psikologen Arjana Muça, e ndjera Ariela Murati, e vrarë nga Aldison Belulaj, ditën e diel, ishte më shumë sesa ngjarje e rëndë. Ishte fundi tragjik për një studente te saj. Psikologia thotë se Ariela ishte studente sistematike dhe e vëmendshme, madje kujton se i ka vënë notën 10. Por, përveç se pedagogia e saj, Muça e analizon aktin e rëndë të studentit të infermierisë edhe si psikologe.

“Kur bashkohen disa emocione, siç është emocioni i përbuzjes, që është bashkimi i inatit dhe neverisë e depersonalizon individin dhe e motivon për të kryer edhe një vrasje shumë gjakftohtë sic mund të jetë edhe rasti konkrete. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flasim për gjendjen emocionale shpesh herë frustrime të ndryshme mund të cojnë në akte dhune të padëshiruara, ndikimi i grupit mbi individin është shumë i madh dhe individi bëhet pre e atyre përgjigjeve që grupi pret ndaj nesh”, thotë ajo.

Për psikologen rreziku qëndron te fakti që fenomene si këto të kthehen në modele, prandaj ka një mesazh të fortë për të rinjtë, por sidomos për prindërit

“Dashuria nuk është pronë, as nuk shitet, as nuk blihet dhe nuk e merr dot me zorr. të rinjtë duhet të jenë shumë të kujdesshëm, periudha e adoleshencës është shumë e vështire , ka të papriturat e veta por një mbështetje e fortë prindërore duhet për të gjetur rrugën e drejtë, për të mos gabuar aq rëndë sa rasti në fjalë”, deklaron Muça.

Pakkush e di të vërtetën, përveç Arielës që nuk jeton më dhe Aldisonit, që është në koma, megjithëse krimin nuk e justifikon asnjë arsye?

Psikologët këmbëngulin te edukimi i brezave që në vegjëli dhe te përzgjedhja e shoqërisë, faktorë që më vonë mund të kthehen në kërcënim për individin, siç me siguri ndodhi edhe me Aldison Belulajn. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori