Komuna e Skenderajt së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari, Ditës së Veteranit, kanë bërë sot homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, si dhe te Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë, për t’i nderuar dëshmorët e rënë për liri.
Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se përkujtojnë sakrificën e të gjithë dëshmorëve, e në veçanti të familjes Jashari në luftën e tyre për liri.
“Ne sapo bëmë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari, së bashku me shoqatat e dala nga lufta, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asamblistë, shoqëri civile, policinë duke përkujtuar me nderë dhe respekt sakrificën e gjithë dëshmorëve, në veçanti të familjes Jashari, gjatë sulmit 29 vjet më parë, është një periudhë me plot sakrifica, vuajtje deri në çlirimin e vendit, por që sot na jep kurajë dhe vullnet për të ecur përpara dhe për të realizuar amanetin e dëshmorëve që ranë për këtë ditë të sotme”, tha Jashari.
Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryetarit të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Faton Klinaku tha se beteja e 30 dhjetorit në mes të familjes Jashari dhe forcave kriminale serbe, ka bërë që kjo ditë të përcaktohet si Dita e Veteranit të UÇK-së.
“Çdoherë kur vijmë këtu të Jasharajt frymëzohemi për të punuar për të tashmen, dhe për të ardhmen. Pushtuesi jugosllav gjithmonë e ka luftuar këtë familje, dhe beteja në mes familjes Jashari dhe pushtuesit jugosllav, më 30 dhjetor, na ka bërë ta përcaktojmë dhe shënojmë si Ditë të Veteranit të luftës së UÇK-së. Këtë vit po e shënojmë me goditje të rënda për UÇK-në. Kemi bashkëluftëtarët tanë në Hagë, me këtë rast edhe atyre ua urojmë Ditën e Veteranit, por edhe popullit në përgjithësi këtë ditë të sakrificës dhe heroizmit të familjes Jashari dhe komandantit legjendar Adem Jashari”, ka thënë Klinaku.
Klinaku ka thënë se në të ardhmen institucionet e Kosovës duhet të përkujdesen më shumë për këto vlera, dhe politika të jetë sa më unik drejt realizimit të aspiratave të popullit të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro – arrestohet një i dyshuar
Për shkak të mjegullës, ulje e dukshmërisë në rrugën Tetovë-Gajre dhe Kulla-Katllanovë
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025