LAJMI I FUNDIT:

Hollande nuk do të heqë shtetësinë franceze për terroristët

Hollande nuk do të heqë shtetësinë franceze për terroristët

Presidenti francez Francois Hollande nuk do të ndryshojë Kushtetutën me qëllim heqjen e kombësisë franceze për të gjithë personat e dënuar për sulme terroriste.

Vendimi i tij vjen në kohën kur dy dhomat e parlamentit dështuan të pajtohen me reformën. Tërheqja e këtij plani është një goditje e madhe për Francois Hollande, i cili e premtoi ligjin e ri gjatë fjalës së tij në parlament tre ditë pasi militantët islamikë vranë 130 persona në Paris.

“Tre ditë pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris dhe Saint-Denis, unë propozova ndryshime në Kushtetutë për të garantuar përdorimin më të mirë të gjendjes së jashtëzakonshme dhe për të hequr shtetësinë franceze të gjithë terroristëve.


Por një pjesë e opozitës i ka kundërshtuar këto propozime. Edhe pse më vjen keq për këtë qëndrim, pas konsultave me anëtarë të Asamblesë Kombëtare dhe kongresit unë vendosa t’i jap fund këtij debati.

Iniciativa e Holande përfshiu në debate të ashpra palët për disa muaj me radhë, ku kritikët i cilësonin këto ndryshime thjesht simbolike dhe jo efikase.

Një ndër personat që kundërshtoi ashpër heqjen e shtetësisë franceze për militantët terroristë ishte Ministrja e Drejtësisë Christiane Taubira, e cila para se të jepte dorëheqjen në muajin shkurt, tha se ligji prek vetëm të huajt dhe përjashton francezët, transmeton oranews.

Ndryshimet kushtetuese në Francë duhet të marrin aprovimin e 3/5-tave të dhomave të Parlamentit, në të kundërt nuk hyjnë në fuqi. Franca ndodhet që prej 14 nëntorit në gjendje të jashtëzakonshme,masë e cila përfundon më 26 maj.

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori