Holanda dhe Ekuadori kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e dytë të Grupit A.

Ndeshja më mirë nisi për evropianët të cilët vetëm pas gjashtë minutash lojë kaluan në epërsi.


Lojtari më në formë holandez, Cody Gakpo bëri një goditje të bukur nga distanca për ta dërguar topin në rrjetë dhe për t'i dhënë Holandës epërsinë 1-0.

25world cup netherlands ecuador gamer photos GOAL 01 1 0156 superJumbo

Pas golit të epërsisë, më mirë luajtën Ekuadori ku në minutën e 32-të patën rast të madh me Enner Valencian, por pa sukses.

Në minutën e fundit të ndeshjes Ekuadori barazoi Estupinan, por goli u anulua për arsye se një futbollist ekuadorian i pengoi pamjen portierit të Holandës.

Pjesa e dytë nisi për mrekulli për Ekuadorin që e barazuan rezultatin në minutën e 49-të të ndeshjes.

3c663092 8ee9 425b 9bdd bf57d660becc

Ishte kapiteni Enner Valencia që u gjend bukur në zonë dhe nga një top i kthyer e dërgoi atë në rrjetë për 1-1.

Deri në fund të ndeshjes dy përfaqësueset patën disa raste shënimi, por pa arritur të shënojnë golin e fitores.

Si Holanda ashtu edhe Ekuadori kryesojnë Grupin A me nga katër pikë.

Ndeshjen e ardhshme Holanda e zhvillon ndaj Katarit, derisa Ekuadori do të përballet me Senegalin në një sfidë vendimtare. /Telegrafi/

telegrafi sport app