Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti me të vërejtur patrullën policore kishte hedhur nga dritarja e veturës një qese me substancë narkotike,

Pas matjes së qeses e njëjta ka rezultuar me 8.5 gramë marihuanë.


Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 39.8 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/