I hodhën sprej dhe ia morën çantën me para një personi në Fushë Kosovë, Policia pak minuta pas ngjarjes i arreston katër të dyshuarit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës rreth orës 01:00, kanë arrestuar katër persona të dyshuar, pak minuta pas raportimit të një rasti grabitje.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhë në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku persona të dyshuar duke përdorë sprej me forcë i kanë grabitur viktimës (mashkull), një çantë me një shumë parash.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale me vendim prokurorit të shtetit personat e dyshuar: D.R, mashkull 21 vjeç, E.S, mashkull 23 vjeç, R.B, mashkull 24 vjeç dhe F. Sh, mashkull 21 vjeç janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























