LAJMI I FUNDIT:

HLTV do të organizojë shfaqjen e çmimeve të CS:GO për vitin 2022

HLTV do të organizojë shfaqjen e çmimeve të CS:GO për vitin 2022
(Foto: HLTV)

Faqja më e madhe për CS:GO, HLTV, ka njoftuar se këtë vit shfaqja e çmimeve do të zhvillohet në janar me audiencë të drejtpërdrejtë dhe kategori të reja.

HLTV Award Show 2022 do të zhvillohet të shtunën, më 14 janar në Stokholm, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të HLTV në platformën Twitch.

Gjatë kësaj ceremonie do të zgjidhet lojtari më i mirë për vitin 2022, si dhe skuadra dhe momenti më i mirë i vitit të përzgjedhur nga HLTV.


Gjithashtu HLTV ka njoftuar se këtë vit do të zgjedhin edhe lojtaren dhe ekipin më të mirë të femrave.

(Foto: HLTV)

HLTV Award Show 2022 do të jetë një ngjarje vetëm me ftesa, ku do të ketë një audiencë të zgjedhur prej 300 anëtarësh të njohur të industrisë, ku bëjnë pjesë lojtarë aktivë dhe veteran të CS:GO.

Disa prej tyre tashmë janë zbuluar nga HLTV: Kenny ‘kennyS’ Schrub, Olof ‘olofmeister’ Kajbjer, Filip ‘NEO’ Kubski dhe Patrik ‘f0rest’ Lindberg.

Shfaqja e Çmimeve do të zhvillohet në Space Arena, një vend i ri i teknologjisë së lartë në qendër të Stokholmit që synon të bëhet arena kombëtare e eSports të Suedisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori