LAJMI I FUNDIT:

Historike, Liria starton me ekipin e femrave

Historike, Liria starton me ekipin e femrave

Të hënën klubi futbollistik i Lirisë, nisi një histori të re, në historinë e lavdishme 86 vjeçare.

Për herë të parë ka nisur puna me ekipin e femrave. Kështu që, tash e tutje krahas grupmoshave të tjera, Juniorëve e ekipit të parë, për meshkuj, do të jetë edhe ekipi i vajzave, KFF “Liria”, që do të veprojë në kuadër të klubi aktual.

“Që nga ardhja në krye të Lirisë, ne si Bord, kemi pasur synim zhvillimin dhe popullarizimin e lojës së futbollit. Njëri nga synimet ka qenë edhe fillimi i punës me ekipin e vajzave, që paraqet një histori në vete. Prizreni është një qytet i madh me rrethinë po ashtu të madhe. Andaj, shpresojmë që në të ardhmen e afërt të kemi sukses edhe në këtë garë”, ka thënë kryetari i Lirisë, Mirsad Çollaku.

Ai, ka ftuar për bashkëpunim gjithë të interesuarit, që nga prindërit, vajzat e reja e deri tek qytetarë, që të mbështesin ekipin e sapoformuar, duke theksuar se anëtarësimi është i hapur për të gjithë.


Fillimisht me vajzat do të punojnë trajnerët, Naif Jahaj e Granit Gashi. Por, shpejt do të caktohet edhe kryetrajneri që do të udhëheq skuadrën e vajzave, që do të veprojë në kuadër të KF “Liria”.

‘Ne, do të bashkëpunojmë me secilin që është i interesuar për zhvillimin e ekipit të vajzave. Presim që të kemi shumë përkrahje nga gjithë të interesuarit’, ka thënë Naif Jahaj, që bashkë me Granit Gashin, drejtuan seancat stërvitore të paradites dhe pasdites. Aktualisht janë rreth 30-të vajza që po stërviten me ekipin e sapo formuar, e që janë të moshës mesatare nga 14-15 vjeç. Në ndërkohë do të përgatitet dokumentacioni i nevojshëm që Liria, të startoj në edicionin 2016/17, e deri atëherë do të ketë punë dhe seleksionim të vajzave, pasi që pritet interesim i madh, bëhet e ditur na zyrtarët e Lirisë.

Ekipi i femrave është i pari për KF “Liria” dhe për qytetin, dhe si i tillë paraqet histori në vete.

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori