J Paul Getty ishte një nga miliarderët më të pasur në botë pasi e fitoi pasurinë e tij në naftë.
Por magnati nuk është vetëm i famshëm për pasurinë e tij, por edhe për të qenë një nga miliarderët më të mëdhenj ndonjëherë, por që ishte edhe shumë koprrac.
Kjo pasi që, përcjell Telegrafi, ai refuzoi të paguante për të shpëtuar jetën e nipit të tij, pas rrëmbimit të tij në vitin 1973.
Si hakmarrje, rrëmbyesit i prenë veshin e të riut dhe ia dërguan gjyshit të tij koprrac.
Pra ishte rrëmbimi i nipit të tij 16-vjeçar, i cili tregoi botës se çfarë ishte vërtet J Paul.
Sipas mediave të huaja, 16-vjeçari jetonte në Romë me të atin, J. Paul Getty II, kur u rrëmbye. Ai u zhduk para agimit më 10 korrik 1973.
Ai thuhet se u rrëmbye nga tre burra që e rrëzuan atë duke e goditur me armë.
Burrat supozohet se e çuan atë në një shpellë në pjesën jugore të vendit dhe e lidhën, ndërkohë që kërkonin nga familja shpërblesë për lirimin e tij, gjë të cili gjyshi i tij refuzoi të paguante.
Askush nuk e di saktësisht rendin e ngjarjeve, por në një shënim thuhet të ketë shkruar: “Nënë e dashur: Kam rënë në duart e rrëmbyesve. Mos më lejoni të vritem! Sigurohuni që policia të mos ndërhyjë. Ju absolutisht nuk duhet ta merrni këtë si një shaka… Mos i jepni publicitet kidnapimit tim”.
Në fillim policia nuk besonte se djaloshi ishte rrëmbyer por ata e kuptuan se nuk ishte shaka kur rrëmbyesit thirrën dhe thanë se do t’ia dërgonin nënës së djalit një nga gishtat e djalit të saj dhe kërkuan 17 milionë dollarë nga gjyshi i tij.
Fillimisht J Paul Getty thuhet se nuk pranoi të paguante – duke komentuar se ai kishte 14 nipa të tjerë mbesa.
Ai u citua të thoshte se kundërshtoi pagimin e rrëmbyesve në parim, sepse ai me këtë, vetëm do të inkurajonte rrëmbimin si një praktikë kriminale.
Veç kësaj, miliarderi raportohet të ketë thënë: “Kam 14 nipërit e tjerë dhe nëse paguaj një qindarkë tani, atëherë do të kem 14 nipërit e rrëmbyer”.
Por, refuzimi i tij për të paguar çoi në pasoja shkatërruese për adoleshentin.
Ai iu nënshtrua torturave për disa muaj dhe madje kishte një pjesë të veshit të tij të prerë.
Në fillim të nëntorit një zarf u dërgua në gazetën Il Messaggero të Romës. Përveç flokëve, aty ishte edhe një vesh i prerë i njeriut.
“Ky është veshi i parë i Paul”, thuhet të ketë shkruar në një letër, përcjell Telegrafi.
“Nëse brenda dhjetë ditësh familja ende beson se kjo është një shaka e ngritur prej tij, atëherë veshi tjetër do të arrijë. Me fjalë të tjera, ai do të arrijë në copa të vogla”.
Dhe dërgimi i veshit ishte me sa duket gjë e mjaftueshme për plakun të binte dakord të paguante shpërblimin – por me një normë të reduktuar prej 3 milionë dollarëve.
Në atë kohë, pasuria e tij vlerësohej të ishte afër 6 miliardë dollarë.
Por koprracia e tij nuk ishte vetëm në këtë rast.
Bëhet fjalë për një rast të tjetër ekstrem, përkatësisht për djalin e gruas së tij të pestë dhe të fundit të tij, i cili vdiq në prill të vitit të kaluar në moshën 103 vjeçare.
Ndërsa Timmy luftonte për jetën e tij, Getty nuk e pa atë për katër vjet.
Siç thuhet, miliarderi madje u ankua për pagimin e faturave mjekësore të djalit të tij, ndërsa vdiq nga një tumor i trurit.
Ai humbi lindjen e djalit të tij dhe, kur Timmy vdiq në moshën 12 vjeçare, Getty nuk mori pjesë as në funeral – duke dërguar një shënim për gruan Teddy duke i kërkuar falje “për të qenë i zënë”.
Megjithatë, Timmy thuhet se idolizonte të atin.
Në librin e saj “Alone Together”, gruaja e tij Teddy kujton dashurinë e Timmy për babanë e tij gjatë ditëve të tij para vdekjes.
“Ai ishte plot dashuri për babin e tij”, shkruan ajo. “Ai kurrë nuk kërkoi ndonjë gjë materiale, vetëm ai donte të shihte babanë e tij”.
“Ai nuk u mor me faktin se Paul nuk erdhi kurrë. Ai ishte shumë i dashur … dhe ende në zemrën e tij kishte nevojë për një baba”.
Në letrat e dërguara në vitet që çuan në vdekjen e Timmy, Teddy iu lut burrit të saj që të kthehej dhe ta ngushëllonte djalin. Por ai kurrë nuk e bëri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”
Një veprim që ka “fituar zemrat në mbarë botën” – oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia