Futbollisti i njohur dhe reprezentuesi kosovar Lirim Kastrati, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.     

Kastrati ka rrëfyer një prapaskenë interesante sa i përket nënshkrimit të tij me Legia Varshavën. 


Ai ka treguar se si përzgjedhësi i atëhershëm i Kosovës, Bernard Challandes, e kishte liruar atë nga grumbullimi edhe pse do të luante titullar ndeshjen e ardhshme. 

“E kemi pas ndeshjen Kosova – Gjeorgjia. Unë kam qenë këtu me kombëtaren e Kosovës, edhe ora 10:00 mbrëmjë erdhi menaxheri te Emeraldi, po më thotë ‘Lirim, urgjent zbrit poshtë’”. 

“Unë i dërgova menjëherë mesazh drejtorit sportiv të kombëtares, i thashë më fal se po zbresë poshtë por kam një takim me menaxherin”. 

“Edhe më tregoi që Legia është e interesuar duhet me nënshkrua me Legian, nesër është afati i fundit”, ka thënë Kastrati. 

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app