Kush ka shkuar në Vlorë së fundmi, ka zbuluar aty edhe një pjesë të qytetit, i mbuluar dekadash prej harresës. Është pikërisht pjesa historike e këtij qyteti, që lidhet jo vetëm me ngjarjen e madhe të Pavarësisë, por edhe me një komunitet që ka jetuar aty deri vonë.
Muzeu Hebraik Shqiptar është pjesë e projektit për rijetëzimin e Qendrës Historike të Vlorës. Është një nismë e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Vlorë, mbështetur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Muzeu do të shërbejë si një pikë qendrore kulturore, nxitës ekonomik për zonën dhe destinacion kulturor për turistët dhe komunitetin hebraik.
Muzeu është menduar të ngrihet në Vlorë, që ishte vendbanimi i komunitetit më të madh hebraik në Shqipëri deri në vitet 1990, ku një nga rrugët e zonës historike mban pikërisht emrin e tyre.
Ky muze synon të jetë një magnet tërheqës, në një zonë që ka ruajtur kaq shumë histori rreth këtij komuniteti, por edhe me një potencial të madh turistik. Por, po ashtu me një popullsi në rritje, me një universitet, një kolegj arti. Vendosur në sheshin kryesor të qytetit pranë tre muzeve të tjerë, përkatësisht Muzeut të Pavarësisë Kombëtare, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik, Muzeu Hebraik Shqiptar do të jetë pjesë e kompleksit kulturor.
Në kuadrin e bashkëpunimit për projektin e Muzeut Hebraik Shqiptar, në korrik të vitit 2019, profesoresha Barbara Kirshenblatt-Gimblett u kontraktua nga AADF-ja si konsulente për planifikimin dhe zbatimin e fazës kërkimore.
Edhe pse ende në letër, mendohet që muzeu të ketë ekspozita bazë, por edhe të përkohshme, të gjallojë nga aktivitetet publike, programet edukuese, të ketë bibliotekë, arkiv; të ofrojë shërbime e lehtësira për vizitorët. Ekspozita e muzeut do të bazohet kryesisht në rrëfim dhe do të përfshijë histori personale, njerëz në foto dhe video, emra individësh dhe të pjesëtarëve të familjes së tyre dhe paraqitjen e fakteve shumë të ndjeshme historike. Bashkëjetesa e shqiptarëve dhe hebrenjve në Shqipëri është e hershme dhe nuk lidhet vetëm me Luftën e Dytë Botërore.
Ajo është e dokumentuar përmes zbulimeve arkeologjike, sinagogave të hershme, por dhe komuniteteve të hershme, të cilat janë ngulitur në territoret shqiptare nga veriu në jug. Por, me siguri pjesa që lidhet me shpëtimin e tyre nga përndjekja hitleriane është më interesantja, ende e gjallë në memorien e njerëzve; ngjyrosur me histori e emra të mëdhenj të shkencës botërore, si ai i matematikanit të jashtëzakonshëm, Albert Einstein, i cili, si shumë bashkëkombës të tij përdorën Shqipërinë si rrugë kalimi drejt një tjetër vendi. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?