Historia e pacientit nga Istogu, mjekët nga Beogradi dhe Shkupi i ofruan amputimin (prerjen) e këmbës

Prej disa vitesh kishte probleme me këmbën e djathtë, e shoqëruar me dhimbje pothuajse të pa përballueshme dhe së fundmi edhe me gangrenë të gishtrinjëve. Pacienti Nazif Hasanaj nga Istogu thotë që kishte kërkuar shërim në të gjitha shtetet fqinje, duke filluar nga Shkupi, Beogradi dhe Turqia.
Hasanaj fillon rrëfimin e tij të trishtë për të kërkuar shërim nga Beogradi. Ai tregon që në Beograd dhe Shkup, për shërimin e tij kishte marrë një përgjigje gati fatale për të, pasi që atij nga mjekët e Beogradit i ishte thënë që zgjidhja e vetme është vazhdimi i terapisë deri në masën që pacienti të duronte dhe në fund amputimi i këmbës nën gju. Këmba duhej amputuar në mënyrë që të vazhdonte jetën edhe pse Nazifi është i ri në moshë dhe ky fakt do ta demoralizonte shumë atë.
“Unë kam hulumtuar në disa shtete fqinje, sepse doja të dija mendimin e shumicës së mjekëve, mirëpo ajo se çfarë më kanë thënë mjekët në Beograd dhe Shkup më ka befasuar shumë. Mjekët nga Beogradi më kanë thënë që mënyra e vetme për tu shëruar është këputja e këmbës”, tregon Nazif Hasanaj.
Destinacioni i radhës për kërkimin e shërimit të Hasanaj ishte Spitali Amerikan, me ç’rast ai edhe gjeti zgjidhjen e shumëkërkuar.
“Me të ardhur në Spitalin Amerikan jam takuar me Dr.Elmi Ollurin, i cili pa gjendjen time dhe bazuar në historinë e sëmundjes, dosjen e pacientit, kundërshtojë verdiktin e mjekëve të atyre qendrave mjekësore duke më ofruar një operacion revaskularizues për shërimin e këmbës pa amputim. Dhe në fakt kështu ndodhi, pasi që unë tashmë po ndihem mirë, nuk kam dhimbje dhe gjithçka ka filluar t’i kthehet normales”, thotë Nazif Hasanaj, i cili nuk i kursen lëvdatat për doktorin që bashkë me stafin e Spitalit Amerikan realizuan operimin e sukseshëm të pacientit Nazif Hasanaj.
“Është mirë që kemi mjek të tillë në Kosovë, dashtë zoti që sa më shumë të kemi mjekë të këtij niveli në mënyrë që të mos kemi nevojë të kërkojmë ndihmë tek shtetet e huaja”, thotë në fund Hasanaj
Ndërsa Dr.Elmi Olluri – Kirurg Vaskular në Spitalin Amerikan, tha që diagnoza e Nazifit ka qenë Gangren (vdekje e indeve) të gishtërinjve, gishtit të pestë dhe maja e gishit të madh dhe një gjendje pregangrenoze e shputës në 1/3 e pjesës së përparme nga gishtrinjtë. Pacienti ka pas dhe dhimbje të pa durueshme që disa kohë. Ai thotë që gjithçka ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe se gjendja momentale e pacientit është stabile.
“Operimi ka shkuar shumë mirë, është bërë hapja e arteries së përparme nga gjuri e poshtë në drejtim të shputës, balon dilatimi i saj. Hapja e Trukusit TP dhe hapja e AP III me Stripper si dhe urzimi i këtyre me arterien mbi gju. Pacienti është në gjendje stabile dhe do të vazhdojë trajtimi sipas protokolleve vaskulare për të tilla sëmundje, thotë Dr. Med. Elmi Olluri Mr.Sci.
Kjo procedurë njihet si proçedurë hibride.
Raste të tilla të cilat kanë qenë të pa operueshme për qendra të tjera, kanë gjetur zgjidhje në Spitalin Amerikan,raste këto të njohura si proçedura hibride. Kjo falë profesionalizmit të stafit, instrumentave dhe teknologjisë bashkëkohore që ky spital posedon.
img src=”https://track.adform.net/Serving/TrackPoint/?pm=726271&lid=21767594″ width=”1″ height=”1″ class=”urt” />
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Embolia pulmonare, shkaqet, diagnoza dhe trajtimi urgjent paraspitalor

Ja si duket truri i fëmijës tuaj gjatë përdorimit të telefonit: Varësia nga rrjetet sociale lë pasoja të tmerrshme

Si të pastroni siç duhet protezat për të parandaluar erën e keqe të gojës dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa