Një burrë shqiptar, i cili jeton në Michigan mund të detyrohet që ta lërë vetëm bashkëshorten e sëmurë së bashku me fëmijët, sepse qeveria po e deporton.
Flora Rranxburgaj vuan nga skleroza e shumëfishtë dhe së fundmi pësoi edhe një goditje në tru. Ajo nuk mund të kujdeset për veten dhe ka një bashkëshort të përkushtuar që i ka qëndruar asaj gjatë gjithë kohës pranë.
“Punoj dhe përpiqem që të kujdesem për familjen time. Gruaja ime është shumë e sëmurë”, rrëfeu Ded Rranxburgaj për mediat amerikane, ku historia e tyre është bërë publike si një thirrje e dëshpëruar për të mos e kthyer burrin në Shqipëri.
Bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve bën dy punë për të mbështetur familjen dhe për të paguar për mjekimin e bashkëshortes.
Ai dhe dy djemtë, një prej të cilëve është në kolegj ndërsa tjetri është 14 – vjeç, e ndihmojnë Florën për gjithçka.
Megjithatë, Ded ishte së fundmi në një takim në Zyrën e Emigracionit, ku dhe mori lajmin e hidhur.
“Ata i thanë që duhet të largohet brenda 3 muajve”, tha Eric, djali 14 – vjeçar i çiftit.
Zyrtarë të Emigracionit thonë se Flora Rranxburgaj lejohet të qëndrojë në SHBA pasi është shumë e sëmurë për të udhëtuar, por Ded Rranxburgaj është urdhëruar që të largohet në Janar.
“Nga ai po pretendohet që të lërë gruan të vdesë këtu e vetme dhe djalin e tij 14 – vjeçar që ka nënshtetësi amerikane, ka lindur dhe është rritur këtu. Kjo është e papranueshme”, deklaroi për mediat avokati i familjes, George Mann.
Çifti thotë se shkuan në SHBA pasi u arratisën nga qeveria komuniste në Shqipëri, që nuk i lejonte të praktikonin fenë katolike. Ata kërkuan azil.
Por pas rënies së komunizmit dhe përmirësimit të kushteve në Shqipëri, atyre iu refuzua kjo kërkesë.
Megjithatë atyre iu lejua të qëndronin në Amerikë për arsye humanitare, për shkak të sklerozës së shumëfishtë nga e cila vuan Flora.
“Vetëm qaj, qaj dhe qaj”, tha e dëshpëruar gruaja. “Jam vetëm unë, fëmijët dhe bashkëshorti. Ai është kujdesur për mua prej shumë vitesh. Është një bashkëshort i mirë, një baba i mirë”.
Avokati i familjes thotë se zyrtarët mund të ndryshojnë qëndrim dhe ta lejojnë Ded Rranxburgaj që të qëndrojë. Ai shpreson që njerëzit të preken nga historia e familjes shqiptare dhe të ngrenë zërin tek senatorët dhe përfaqësuesit e tyre.
“Është shumë frustruese, sepse nuk e di se çfarë do të bëja nëse babai im nuk do të ishte më këtu me ne”, u shpreh Eric për mediat.
Familja thotë se po lutet për ndihmë dhe po shpreson për mëshirë. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?