Amina Ali Nkeki është “liruar” 149 ditë më parë. Në 18 maj 2016. Nigeria dhe e gjithë bota morën frymë lirisht: Amina ishte vajza e parë që kthehej e gjallë nga 200 shoqet e saj të shkollës të rrëmbyera në mbrëmjen mes 14 dhe 15 prillit 2014 në enklavën kristiane të Chibok nga një komando e grupit terrorist Boko Haram. Me të, u shfaq edhe një nga shefat e mundshëm ushtarakë islamikë, i identifikuar si Mohammed Hayatu dhe djali i tyre katër muajsh, i lindur gjatë burgosjes.
Asnjë nuk e imagjinonte që Amina po dilte nga 765 ditë sekuestrimi për të hyrë në një mister të gjatë, prej 149 ditësh. Në të vërtetë vajza nuk është kthyer akoma në fshatin e saj të Mbalalas, e ka parë familjen e saj vetëm një herë në korrik dhe praktikisht nuk ka biseduar thuajse me asnjë. Amina ka qenë nën mbrojtjen e shërbimeve nigeriane në një lokalitet jo të saktësuar mirë pranë kryeqytetit të vendit, Abuja.
Pse? Dikush thotë se qeveria nuk dëshiron që të tregojë dështimet e ushtrisë nigeriane në ndjekje të rrëmbyesve (përfshirë sulmet që i kushtuan jetën sekuestruesve dhe të sekuestruarave). Dikush tjetër, sipas burimeve të agjencisë “Associated Press”, druhet se mund të synojë të bashkohet me babanë e fëmijës së saj (“Është një viktimë si unë, është rrëmbyer si unë nga Boko Haram dhe i detyruar të luftojë në krah të tyre”, – i ka thënë për të birin autoriteteve policore.
Mungojnë 196 vajza – Amina sot është e rrëmbyera e vetme që është në “liri”. Në tetor, qeveria nigeriane ka negociuar dhe arriti të ktheje në shtëpi edhe 21 vajza të tjera. Dy të tjera janë gjetur në nëntor të vitit të shkuar. Të gjitha jetojnë nën kontrollin e qeverisë: burime institucionale, kanë bërë të ditur se të mbijetuarat kurohen fizikisht dhe mbështeten edhe psikologjikisht. Qëllim fisnik, por me siguri më vendimtar mund të jetë kthimi në familjen e origjinës, (edhe pse, sipas kulturës lokale, nuk është e thënë se ato janë të gatshme të kthehen), kthimi në shkollë dhe në atë jetë “normale” të ndërprerë thuajse një mijë ditë më parë. Ai normalitet që autoritetet i premtuan pak orë pas lirimit, duke u shfaqur në krah të tyre para telekamerave dhe fotografëve. Ai normalitet i kërkuar nga e gjithë bota (Michelle Obama e para) me një hashtag #bringbackourgirls.
“Scoop”-i i CNN dhe frika për mamanë – Amina (e cila është rreth 20 vjeçe), është gjetur në një pyll me partnerin e saj rrëmbyes dhe një djalë katër muajsh. Që atëherë ka folur vetëm një herë me një gazetar, pak para publikimit të një videoje nga ana e integralistëve islamikë në një material kërcënues.
Në gusht, për CNN, nigeriania ka deklaruar fjalë pozitive për Mohammed Hayatu (“Nuk më pëlqen mënyra si na ndanë, por pavarësisht gjithçkaje vazhdoj ta mendoj”) dhe ka pranuar se nuk i kujton rrethanat e rrëmbimit. “Për një vit qëndruam të gjitha bashkë, – ka deklaruar, – pastaj më të rejat u martuan me militantët. Boko Haram nuk më frikëson”.
Kohët e fundit, Amina ka folur në telefon (dikush e merr në telefon nga një numër fiks, e dëgjojnë dhe pastaj ulin receptorin) me vëllain Noah, duke konfirmuar qëllimin për t’u kthyer në shkollë.
Është e pamundur të komunikohet me mamanë e saj Binta, e lindur dhe rritur në një zonë ku telefoni nuk ka mbërritur akoma. Por Binta ka frikë për të bijën: “Shpesh më pyet nëse jam gjallë apo e vdekur”, – i ka thënë ajo “Associated Press”. /gsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjenden pupla zogjsh në motorët e aeroplanit Jeju Air të rrëzuar në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës