Monumentet arkeologjike janë ndër asetet më të rëndësishme që e kanë bërë Durrësin kryeqendrën e turizmit në Shqipëri.
Krahas plazhit, thuajse të gjithë vizitorët e huaj, kanë pjesë të axhendës së tyre vizitat në sitet arkeologjike dhe historinë 3000 vjeçare të qytetit port.
“Kemi një tur pothuajse standard. Vizitojmë amfiteatrin, banjot romake, Torrën Veneciane, pastaj kalojmë tek ato që kanë të bëjnë me aktivitetin ekonomik të qytetit, si përshembull Tregun Bizantin, dhe për ta përmbyllur me bregdetin dhe kulinarinë e Durrësit”-tha Vangjel Dimroçi, guidë turistike për Euronews Albania.
Amfiteatri, një ndër mrekullitë e qytetërimit romak nga koha e Perandorit Trajan, është i pari në listë.
Ai ka pritur mbi 13,000 vizitorë vetëm përgjatë 3 muajve të verës.
“Me shifrat jemi shumë mirë, si nga numri i vizitorëve, ashtu edhe nga të ardhurat që kemi ne si institucion. Po të flasim konkretisht vetëm për amfiteatrin, vjet e kanë vizituar rreth 6000 turistë, ndërsa këtë vit, po për të njëjtën periudhë, jemi në shifrat e 13 000 vizitorëve”-Alban Ramohitaj, drejtor i qendrës muzeore në Durrës. Ata vijnë nga e gjithë bota.
“Kanë dominuar turistët polakë, ndërsa tani në shtator kemi më shumë gjermanë, spanjollë e italianë”, Ina Ajazi, guidë turistike.
“Është mahnitëse. Është e mrekullueshme sesi në këtë qytet ‘bashkëjetojnë’ ndërtesat e reja me ato kaq të vjetra. S’është pak të them që është diçka që se kam parë më parë”, u shpreh turistja.
“Jam i emocionuar, sepse është një sit me një histori shumë të largët. Më bën që të mendoj për Koloseun e Romës”, theksoi turisti.
Gjithnjë ka vend për më mirë, prandaj autoritet premtojnë përmirësimin e vazhdueshëm.
Nga Vlora deri në Trieste, Durrësi mbetet qyteti më i vjetër në krahun lindor të detit Adriatik.
Kjo e ka rritur interesin e të huajve për muzetë dhe monumentet e zbuluara, kryesisht në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?