Hipertiroidizmi është një çrregullim që nxit tiroiden të prodhojë sasi të tepërta hormonesh në organizëm.
Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës që prodhon hormonet e njohura si T3 dhe T4. Këto hormone rregullojnë përdorimin e energjisë në organizëm, ruajnë ekuilibrat e temperaturës dhe ndihmojnë funksionimin e organeve.
Falë simptomave që ka, hipertiroidizmi mund të ngatërrohet lehtë me probleme të tjera shëndetësore.
Sipas të dhënave ndër simptomat më të përhapura të hipertiroidizmit janë:
-
Rënia nga pesha,
-
Oreks i shtuar,
-
Ankth dhe nervozizëm,
-
Luhatje humori,
-
Vështirësi në të fjetur,
-
Djersitje dhe rrahje të çrregullta të zemrës,
-
Lodhje, dridhje duarsh, dhe dobësim të muskujve,
-
Ënjtje të qafës e të tjerë
Trajtimet standarde të hipertiroidizmit
Nivelet e larta të hormoneve në trup mund të jenë toksike. Nëse sëmundja nuk kurohet, ajo mund të shkaktojë probleme me zemrën, humbje të dendësisë kockore, rrezik frakturash e të tjerë. Përveç medikamenteve që jepen me recetë nga mjeku, një njeri i prekur nga kjo sëmundje mund të konsumojë ushqime të caktuara në të mirë të shëndetit. Zakonisht, përpara nisjes së një trajtimi, rekomandohet të nisni një regjim ushqimor me pak jod.
Ushqimet e përshtatshme për hipertiroidizmin
Jodi luan një rol thelbësor në prodhimin e hormoneve. Një regjim ushqimor me pak jod ul sasinë e hormoneve të prodhuara. Konsumoni kripën pa jod, kafenë pa qumësht, të bardhën e vezës, frutat, arroret pa kripë, bukë pa kripë, kokoshka pa kripë, tërshërë, patate dhe mjaltë. Lakrat e vogla, lulelakra, barishtet e egra janë të mira sepse pengojnë tiroiden të shfrytëzojë jodin e të prodhojë hormone, shkruan AgroWeb.
Vitaminat dhe mineralet më të mira
Një person që vuan nga hipertiroidizmi duhet të marrë vitaminat dhe mineralet e duhura. Hekuri është një prej tyre sepse ndihmon në transportin e oksigjenit në organizëm. Hekurin e gjeni tek thjerrëzat, spinaqi, arrorët, mishi i kuq, i pulës dhe i gjelit, farat, fasulet, barishtet dhe drithërat. Seleniumi është një mineral tjetër që e mbron tiroiden. Ky mineral parandalon dëmtimin qelizor dhe e mban tiroiden të shëndetshme. Atë e gjeni tek farat chia, kërpudhat, mishi i qengjit, viçit, pulës dhe gjelit por edhe tek orizi dhe farat e lulediellit. Zinku është i nevojshëm pë renergjinë e trupit, imunitetin dhe tiroiden. Atë mund ta gjeni tek qiqrat, kakao, mishi i viçit, qengjit, kërpudhat dhe farat e kungullit.
Hipertiroidizmi i dobëson kockat, dendësia e të cilave mund të rimëkëmbet me trajtimin e duhur me vitaminë D dhe kalcium. Ushqimet e pasura me vitaminën D dhe kalcium janë spinaqi, bamjet, lëngu i portokallit, mëlçia e viçit, peshku dhe kërpudhat. Yndyrat janë gjithashtu të rëndësishme në regjimin ushqimor të përshtatshëm për një person që vuan nga hipertiroidizmi. Ndër yndyrat më të shëndetshme, rekomandohet vajin e ullirit, avokadon, vajin e farave të linit. Sa i përket erëzave, ekspertët rekomandojnë specat djegës jeshilë dhe piperin e zi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn