Nisma e disa komunave të Shkupit që drejtohen nga kryetarë të partisë opozitare OBRM-PDUKM-së, që në shkolla të këndohet himni shtetëror çdo të hënë, nga njohësit e çështjeve ndëretnike cilësohet si veprim “provokues me tendencë nxitjen e raporteve mes bashkësive etnike”.
Këshillat komunale të Gazi Babës dhe të Aerodromit, që janë pjesë e Shkupit, kanë vendosur që nxënësit e shkollave fillore në territoret e tyre, së shpejti orën e parë të mësimit çdo të hënë ta nisin me këndimin e himnit shtetëror të Maqedonisë së Veriut.
Vendimet janë marrë me propozim të kryetarit të kësaj partie, Hristijan Mickoski, i cili i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që kjo nismë të përfshijë shkollat në vend. Por, nga kjo ministri nuk e kanë komentuar nismën e Mickoskit.
“Çdo qytetar, sipas mendimit tim, duhet të nderojë një nga simbolet themelore të shtetit në të cilin ka lindur, ka krijuar familje dhe është shkolluar, e ky është himni shtetëror… Mendoj se në të gjithë territorin e shtetit duhet të tregohet respekt për shtetin ku jetojmë dhe punojmë të gjithë”, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Ai ka thënë se praktika të tilla ka në shumë shtetet, përfshirë edhe SHBA-në, andaj duhet të zbatohet edhe në Maqedoninë e Veriut.
Në himnin shtetëror të Maqedonisë së Veriut, i miratuar pas pavarësimit nga ish- Jugosllavia, i këndohet kombit maqedonas, territoreve dhe heronjve maqedonas, si dhe betejave të tyre për liri.
Shpëtim Pollozhani, njohës i çështjeve ndëretnike dhe kryetar i shoqatës së ish të burgosurve politikë shqiptarë, thotë për Radion Evropa e Lirë se nisma e liderit të opozitës maqedonase nuk është në frymën e bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo është nismë e një politikani të një shteti etnocentrik, ku çdo gjë rrotullohet rreth një etniteti dhe të gjithë të tjerët janë jo relevantë. Nisma për këndimin e himnit në fillimit të orës së mësimit nëpër shkolla nuk është një nismë që mund të praktikohet në terren pasi do të shkaktojë probleme meqë në himn përmendet vetëm lufta, ekzistenca, dëshira për liri vetëm e një populli, kurse në Maqedoni të Veriut nuk është vetëm se një popull, por ka edhe popuj të tjerë”, thotë Pollozhan
Ai vlerëson se kjo nismë më tepër është për përdorim politik pasi që të zbatohet në praktikë, nevojitet konsensus i gjerë apo nisje e procedurës së ndryshimit të himnit.
“Në rast se himni përfaqëson të gjithë qytetarët që jetojnë në këtë shtet, atëherë do të ishte i pranueshëm përdorimi i tij, por ky himn është shumë i njëanshëm, tepër etnocentrik dhe i papranueshëm për shqiptarët”, konsideron Pollozhani.
Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike nismën e vlerëson si “provokim për raportet ndëretnike”.
Ai thotë se kjo nismë mund të prodhojë nisma tjera që nuk i kontribuojnë avancimit të marrëdhënieve mes etniteteve në vend.
“Institucionet me vendime të tilla mësojnë nxënësit se si të ndahen dhe jo të bëjnë të kundërtën, pasi edhe komunat tjera mund të marrin nisma të tilla që nuk do të ishte mirë. Raportet ndëretnike në vendin tonë ende janë të brishta. Shumë organizata kanë bërë gjithçka që këto raporte mes etniteteve të përmirësohen, por janë politikanët ata që vendosin murin e ndarjes. Nisma të këtilla gjithmonë ka pasur në prag të zgjedhjeve e kjo po ndodhë edhe tani, pra ato bëhet për të fituar politikisht, por kjo nuk do t’ju sjellë rezultate”, thotë Dimovski.
“Patriotizmi nuk ndërtohet në dëm të arsimimit të fëmijëve. Kjo nuk guxon të ndodhë. Nuk duhet të lejojmë që fëmijët të keqpërdoren për ndonjë fushatë të partive”, shton ai.
Partitë politike shqiptare në programet e tyre dhe në fushatat elektorale shpeshherë kanë dalë me premtimet jo vetëm për ndryshimin e himnit, por edhe të simboleve tjera shtetërore, si të flamurit dhe stemës, të cilat, sipas tyre, gjithashtu nuk reflektojnë karakterin shumetnik të këtij shteti.
Simbolet shtetërore janë kategori kushtetuese, të cilat mbrohen me nenin 5 të Kushtetutës. Ndryshimi i Ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit bëhen me dy të tretat e votave në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët