Christopher Hill, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Serbi tha të martën se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet e saj me Kosovën, si parakusht për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si shansin më të mirë për të dyja vendet që të zgjidhin mosmarrëveshjet”, tha zoti Hill duke dëshmuar para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Ai e paraqiti çështjen e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, si një nga përparësitë që do të ndjekë nëse konfirmohet për postin e ambasadorit të Serbisë.
“Nëse konfirmohem, unë do ta inkurajoj Serbinë që të angazhohet fuqishëm dhe urgjentisht për të gjetur një rrugë përpara me fqinjin e saj”, tha ai.
Në përgjigje të një pyetjeje të senatores demokrate Jeanne Shaheen, lidhur me rolin që ai do të luajë “në përpjekjen për të inkurajuar Serbinë që të jetë një anëtare konstruktive e Ballkanit Perëndimor”, i emëruari për postin e ambasadorit, përforcoi nevojën për përparim mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Ka pasur njëfarë përparimi në bisedime, por ka pasur gjithashtu një lloj mungese zhgënjyese të përparimit në bisedime. Bashkimi Evropian ia ka bërë shumë të qartë Serbisë se e ka kushtëzuar anëtarësimin e saj me zgjidhjen e këtyre çështjeve”, tha ai.
Për këtë arsye zoti Hill nënvizoi se do të jetë shumë e rëndësishme “puna me qeverinë në Beograd dhe përpjekja për të ndihmuar në zgjidhjen e disa prej këtyre çështjeve me Kosovën”.
Ai tha gjithashtu Shtetet e Bashkuara do të shohin me kujdes se “kush po ndihmon për t’i çuar gjërat në drejtimin e duhur”, si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe me Bosnjën.
Ambasadori Hill nënvizoi rëndësinë që ka Serbia për të arrirur stabilitetin dhe përparimin e Ballkanit Perëndimor.
“Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët tanë evropianë vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e Serbisë si një vend modern, i begatë evropian, në paqe me fqinjët e saj. Përparimi i Serbisë është pjesë e arritjes së qëllimeve strategjike të SHBA-së, si rigjallërimi i aleancave tona evropiane, mbështetja e demokracisë dhe sundimi i ligjit, promovimi i bashkëpunimit ekonomik dhe trajtimi i sfidave globale dhe rajonale”, tha ai, njofton VOA.
Ambasadori Hill tha gjithashtu se një nga përparësitë e tija kryesore do të jetë siguria e amerikanëve dhe personelit amerikan.
“Unë do të vazhdoj përpjekjet tona të gjata për të nxitur hetimin e plotë për vrasjen në vitin 1999 të vëllezërve Bytyqi, tre shtetasit amerikanë të ekzekutuar ndërsa ishin në paraburgim nga policia serbe. Unë jam i përkushtuar që t’i bëj presion qeverisë serbe që të sigurojë që personat e përfshirë të vendosen para drejtësisë”.
Ai tha gjithashtu se do të ndihmojë Serbinë që t’u rezistojë ndikimeve keqdashëse, përfshirë nga Rusia dhe Kina.
“Është veçanërisht shqetësuese të shohim Serbinë për shembull, që kërkon të bëjë blerje ushtarake – që janë të nevojshme pasi ata po përpiqen të kenë ushtri të klasit të parë – por është shqetësuese që ata po i drejtohen Rusisë për këtë. Dhe është gjithashtu shqetësuese të shohim se ata po shohin nga Kina për disa nga nevojat e tyre për infrastrukturën”, tha ai.
Por zoti Hill tha se nuk mjafton thjesht të thuash se është problematike të pranosh ofertat kineze dhe ruse.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për t’u treguar atyre (Serbisë) se ne ofrojmë një model më të mirë, ne ofrojmë alternativa më të mira për ta”, tha ai, duke shtuar se këtë synon të bëjë si ambasador nëse konfirmohet.
Christopher Hill, një diplomat me përvojë të gjatë lidhur me Ballkanin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, emëroi diplomatin Hill për postin e ambasadorin në Serbi në tetor dhe Christopher R. Hill, është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm. Kohët e fundit, ai ishte profesor në Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit Columbia.
Para se të tërhiqej nga shërbimi i Jashtëm në vitin 2010, zoti Hill shërbeu si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Irak, Kore, Poloni dhe Maqedoni, si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe si Shef i delegacionit amerikan në bisedimet për Korenë e Veriut.
Ambasadori Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, pas 45 vjetësh izolimi. Në tetor të vitit 2016, ish presidenti shqiptar, Bujar Nishani, e nderoi zotin Hill me titullin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Në vitet 90 ai ishte anëtar i ekipit negociues që hartoi marrëveshjen e Daytonit në vitin 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnjë.
Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, zoti Hill shërbeu si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, deri në konferencën e Rambouilletit, e cila i hapi rrugën ndërhyrjes së NATO-s që i dha fund luftës në Kosovë.
Në qershor të vitit 2013, ai së bashku me diplomatin austriak, Wolfgang Petrisch, u nderuan me titullin doktor “honoris causa” nga Universiteti i Prishtinës, “për rolin e tyre në sjelljen e paqes dhe lirisë për shtetin e Kosovës”.
Hill me përvojë nga rajoni i Ballkanit, flet edhe serbisht, polonisht, maqedonisht dhe frëngjisht.
Nëse konfirmohet, ai do të zëvendësojë në Beograd ambasadorin Anthony Godfrey.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza para studentëve: Unë besoj te potenciali juaj, 25 milionë euro do t’i ndajmë çdo vit si bursa studentore
Zgjedhjet e 9 shkurtit, beteja milionëshe për vota
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij