Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka mohuar se ka afate specifike të vendosura nga SHBA-ja në bisedimet Kosovë-Serbi, por thotë se shpreson në përparim të shpejtë në dialog dhe se Amerika e mbështet propozimin franko-gjerman.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ambasadorit Hill i është kërkuar të komentojë bisedën telefonike të Vuçiqit mes Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ku ata dhanë deklarata paksa të ndryshme rreth asaj bisede, por tema e përbashkët ishte Kosova. (Presidenti Vuçiq njoftoi se sekretari Blinken theksoi nevojën për të arritur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur). Në pyetjen nëse ka një afat të ri që SHBA-ja po jep për ta zgjidhur këtë çështje, Hill ka thënë se nuk di për ndonjë afat specifik, “por është përshtypja se dialogu ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë dhe ai duhet të ringjallet”.
“Në këtë kuptim, ne jemi të kënaqur që shohim angazhimin e zyrtarëve evropianë në nivel të lartë. Këshilltarët e sigurisë kombëtare të Francës dhe Gjermanisë kanë ardhur në rajon. Kjo është shumë e rëndësishme. Dhe mendoj se sekretari Blinken donte të theksonte dëshirën tonë për ta çuar përpara këtë çështje. Ka shumë gjëra për të cilat duam të punojmë me Serbinë dhe duam që çështja e Kosovës të zgjidhet në një formë”, ka thënë Hill, transmeton Telegrafi.
Më tej Hill është pyetur lidhur me propozimon franko-gjerman që po qarkullon për një marrëveshje të shpejt, dhe si është e mundur të arrihet një marrëveshje e cila parasheh që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së pa njohjen e Beogradit dhe Serbia të marrë një rrugë të përshpejtuar drejt BE-së, ndërsa presidenti Vuçiq ka thënë shumë herë se njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në OKB janë e papranueshme.
“Nuk do të doja të flisja për specifikat, kjo varet nga evropianët. Por mund të them se evropianët duan që kjo gjë të lëvizë. Është e qartë se bëhet fjalë për çështje të vështira, por është e rëndësishme që të dyja palët të kuptojnë se ka gjëra të tjera që po ndodhin në Evropë, për shembull Ukraina, dhe është koha për përparim në këtë çështje. Mendoj se edhe presidenti Vuçiq edhe kryeministri Kurti janë dakord që ta shqyrtojnë atë propozim dhe të shohim se çfarë mund të bëhet… Mendoj se presidenti Vuçiq ka thënë në disa raste se është e nevojshme që të dyja palët të marrin diçka dhe të japin diçka, d.m.th. qasja e duhur dhe ne duhet të shohim nëse mundet nëse diçka do të ketë sukses”, ka thënë Hill./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankimoi vendimin për sekuestro, GJKKO lë në fuqi vendimin për pasuritë e nënës së Ajola Xoxës

Apeli vërteton lirimin e Daut Goranit nga akuzat lidhur me rastin “Stenta 2”

LSDM: Mickoski dhe Taravari zhyten në gënjeshtra, pse nuk e refuzojnë menjëherë ofertën për parkingun në Klinikën “Nënë Tereza”

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa