Është hedhur shorti për përballjet në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Kësisoj ndeshja kryesore do të zhvillohet mes rivalëve rajonal Llapit dhe Prishtinës.


Llapjanët arritën me mund të madh të kalonin në çerekfinale pasi eliminuan kampionin në fuqi të Kosovës, Trepçën '89 0-2.

Ndërkohë Prishtina mori një fitore të lehtë 5-0 ndaj rivalëve modest lokal Kosovës së Prishtinës.

22179974 10156513386923538 9040315285159384641 o

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Dritës së Gjilanit dhe skuadrës gjakovare Vëllaznimi.

Skuadra tjetër nga qyteti i Gjilanit, Gjilani do të luaj si vendas ndaj ekipit të vetëm nga Liga e Parë, Vushtrrisë.

Drenica ka pasur fatin më të mirë në short pasi do të pushoj dhe automatikisht është në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Edhe në ndeshjet çerekfinale do të luhen vetëm nga një ndeshje. /Telegrafi/

28053999 10210369653508350 1545212670 n

telegrafi sport app