Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë janë lënduar tre punonjës policie (një punonjëse në sy, një punonjës në dorë e një tjetër në fytyrë).
Militantë të PD të mbledhur para kryeministrisë në protestën e thirrur nga opozita kanë hedhur mjete piroteknike në momentin që fjalën e ka marrë kreu i kësaj partie Sali Berisha.
Forca të shumta policore janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.
Një pjesë e tyre janë vendosur përreth Kryeministrisë, por edhe në institucione të tjera kyçe si Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës dhe Kuvendi i Shqipërisë, të cilat në të kaluarën kanë qenë objektiva të protestave të dhunshme.