LAJMI I FUNDIT:

“Hezitoj të flas për to, shkak i pengesave të shumta”, Aliu për autostradën e Gjilanit dhe rrugën Dollc-Gjakovë

“Hezitoj të flas për to, shkak i pengesave të shumta”, Aliu për autostradën e Gjilanit dhe rrugën Dollc-Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur për projektet e autostradës së Gjilanit dhe asaj Dollc-Gjakovë.

Aliu në konferencën pas mbledhjes së qeverisë tha se për këto dy projekte heziton të flas për shkak të pengesave të vazhdueshme.

“Autostrada e Gjilanit dhe rruga Dollc-Gjakovë janë dy projekte që hezitoj me fol sepse kemi pengesa të vazhdueshme  dhe zvarritje të vazhdueshme të këtyre dy projekteve.


Janë projekte të trashëguara me probleme të mëhershme por ka progres të madh sidomos në autostradën e Gjilanit  krahasuar me atë të Gjakovës”, tha Aliu.

Ai shtoi se pavarësisht progresit nuk mund të jap datë se kur do të përfundoj autostrada e Gjilanit.

“Një mal i madh që ka qenë në mes të autostradës është gërmua plotësisht, ka progres por nuk mund të ju jap datë për shkak se kur është dhënë asokohe data që do të kryhet vitin e kaluar ka qenë një gabim për shkak se as për së afërmi nuk kanë qenë punimet”, u shpreh ministri.

Ministri shtoi se sot pas zgjidhjes së shumë probleme disa të shpronësimit dhe disa teknike nga rrëshqitjet e dheut që kanë ndodh e që janë sanu, problemet faktike reale janë eliminua dhe procesi në dy llote kritike që i kemi pas është duke shkuar në një proces të shpejtë por nuk mund të ju jap datë.

Ndryshe, ministri Aliu ka folur edhe për hetimet në çështjen e ambalazhuesve të ujit.

Ai ka thënë se s’ka informacion zyrtar nëse Prokuroria Speciale ka zgjeruar hetimet në lidhje me çështjen e ambalazhuesve të ujit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori