LAJMI I FUNDIT:

Hetimi për inceneratorët në Shqipëri, pritet raport pëfundimtar më 28 shkurt

Hetimi për inceneratorët në Shqipëri, pritet raport pëfundimtar më 28 shkurt

Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë për hetimin e impianteve të djegies së plehrave, të njohur si inceneratorët, në Tiranë, Fier dhe Elbasan ka dhe dy javë kohë për të nxjerrë një raport përfundimtar.

Nga inspektimi në terren i anëtarëve të komisionit u pa se asnjëri nga inceneratorët nuk është në funksion.

28 dëshmitarë po japin llogari para komisionit për procedurat e ngritjes së impianteve, ndërsa të parët që iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve dy ditët e fundit ishin administratorët e impianteve.


Nga përgjigjet e tyre, sipas deputetëve të opozitës del se edhe pse nga buxheti i shtetit janë kaluar fondet, mbetjet nuk kanë filluar të digjen në Tiranë dhe Fier.

Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe disa zyrtarë të lartë të qeverisë, ministra dhe deputetë, do dalin para komisionit gjatë javës së ardhshme sipas kalendarit.

Arrestohet ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri, Lefter Koka
Lexo po ashtu Arrestohet ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri, Lefter Koka

Pasi të mbarojë marrja e dëshmive, brenda 28 shkurtit, komisioni duhet të përgatisë raportin që duhet t’ia dërgoj seancës plenare të Kuvendit për votim.

Komisioni Hetimor nisi punën në nëntor të vitit të kaluar me nismën e Partisë Demokratike.

Lidhur me çështjen e inceneratorëve, Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoj në dhjetor ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Koka akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri

Lajme
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Lajme
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual

Lajme
Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake

Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake

Siguri
Kalo në kategori