Ligjvënësit e tre komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve po marrin informacion nga një dëshmitar kyç në hetimet që po zhvillohen lidhur me kontaktet e presidentit Donald Trump me udhëheqësin e Ukrainës që mund të çojnë në procesin për shkarkimin e mundshëm të presidentit.
Dëshmia e specialistit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Kolonel Lejtnant Alexander Vindman vjen një ditë pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi njoftoi se vota për të ngritur apo jo akuza kundër presidentit do të zhvillohet të enjten në Dhomën e Përfaqësuesve dhe jo në nivel komisionesh:
Ligjvënës të Komisioneve të Zbulimit, Punëve të Jashtme dhe të Mbikëqyrjes po dëgjojnë dëshminë e specialistit kryesor për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Seanca, e cila zhvillohet me dyer të mbyllura, konsiderohet si një ndër momentet e rëndësishme në procesin hetimor nëse komunikimet e presidentit Trump me udhëheqësin ukrainas Volodimir Zelenskiy përbëjnë shpërdorim autoriteti dhe abuzim të postit për përfitim personal.
Kolonel Lejtnanti Alexander Vindman, i cili ka shërbyer në radhët e ushtrisë në Irak dhe më pas si diplomat, po dëshmon para ligjvënësve se dëgjoi bisedën e Presidentit Trump me homologun ukrainas më 25 korrik dhe se ia kishte përcjellë shqetësimet konsulentit kryesor ligjor në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
“Më shqetësoi telefonata”, shkruan zoti Vindman në dëshminë e përgatitur për sot, të cilën e siguroi mbrëmë agjencia e lajmeve Associated Press. “Nuk e mendoja se ishte e rregullt t’i kërkosh një qeverie të huaj të hetojë një shtetas amerikan. Më shqetësonin pasojat që mund të kishte tek ndihmat amerikane për Ukrainën”.
Presidenti Trump i kishte kërkuar homologut ukrainas të hapte hetime për demokratët dhe rolin e Ukrainës në zgjedhjet e 2016, si dhe mbi kompaninë Burisma, ku shërbente si anëtar i bordit djali i zotit Joe Biden, ndërkohë që presidenti kishte ngrirë ndihmat ushtarake për Ukrainën.
Ushtaraku i lartë amerikan Alexander Vindman pat ngritur dy herë shqetësime se administrata Trump po i bënte presion Ukrainës të hetonte demokratët dhe ish-nënpresidentin Joe Biden, sipas dëshmisë që ai ka përgatitur të japë para ligjvënësve sot.
Kolonel Lejtnanti Vindman është zyrtari i parë i Shtëpisë së Bardhë që ka qenë i pranishëm dhe ka dëgjuar telefonatën, i cili po dëshmon në hetimet që mund të çojnë në hapjen e procesit për shkarkimin e presidentit.
Oficeri do të dëshmojë se fillimisht kishte ngritur shqetësime pas një takimi më herët mes ambasadorit amerikan në BE, Gordon Sondland kishte theksuar që Ukraina duhet të hetojë zgjedhjet e 2016-ës dhe kompaninë Burisma, me të cilën kishte lidhja familja kandidatit demokrat për president, Joe Biden.
Në dëshminë e tij, zoti zoti Vindman shkruan se i kishte thënë Ambasadorit Sondland se kërkesa për të hetuar zotin Biden dhe të birin nuk kishte aspak të bënte me sigurinë kombëtare dhe se Këshilli për Sigurinë Kombëtare nuk do të merrej me çështje të tilla.
Këto deklarata bien ndesh me dëshminë e zotit Sondland, i cili tha para ligjvënësve se “askush nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk ngriti shqetësime”.
Kolonel Lejtnanti thotë se edhe për telefonatën e presidentit foli me konsulentin ligjor të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shprehur shqetësime për bisedën.
“E dija se nëse Ukraina hetonte zotin Biden dhe të birin si dhe kompaninë Burisma, mund të interpretohej si manovër partiake dhe pa dyshim do të sillte si rezultat humbjen e mbështetjes dypartiake për Ukrainën. Kjo do të minonte interesat e sigurisë kombëtare për Amerikën”.
Para fillimit të seancës, ligjvënësi republikan Jim Jordan theksoi argumentet që kanë ngritur shumë republikanë se komunikimi mes dy presidentëve nuk përbën shkelje të rregulloreve apo abuzim pushteti: “Njerëzit thonë se sot për herë të parë do të dëgjojmë dëshminë e dikujt që ishte i pranishëm gjatë telefonatës. Kjo s’është e vërtetë. Ky është personi i tretë. Deri tani kemi dëgjuar komentet e Presidentit Trump dhe Presidentit Zelenskiy. Faktet themelore nuk kanë ndryshuar ndonjëherë. Kemi dëgjuar opinione të ndryshme por faktet mbeten ato. Nuk ka pasur presion, nuk ka pasur kërkesë për shkëmbim favoresh. Kemi dëgjuar Presidentin Trump dhe Presidentin Zelenskiy se nuk ka pasur imponim, nuk janë vënë kushte”.
Zoti Vindman është një ndër dëshmitarët më të rëndësishëm. Ai shkruan se është patriot dhe në veprimet e tij është nxitur nga ndjenja e përgjegjësisë për të mbrojtur vendin, jashtë interesave partiake.
Dëshmia e tij pason njoftimin dje të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi se të enjten e gjithë Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë mbi një rezolutë për të afirmuar hetimet që mund të çojnë në procesin për shkarkimin e mundshëm të presidentit.
Rezoluta gjithashtu specifikon rregulloret për seancat publike me dëshmi si dhe shpjegon procesin për hartimin e akuzave për procesin e shkarkimit të mundshëm. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker