Futbollisti i njohur kosovar, Meriton Korenica, është i ftuar në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.

Ylli shqiptar që luan te Cluj ka zbuluar shumë prapaskena interesante, mes tyre edhe golin e parë në garat evropiane për Prishtinën.


“Më merr mua (Mirel) Josa dhe më thotë që të kam marrë me luajt për anësor, djathtë ose majtë”, rrëfen fillimisht Korenica.

“Në një lojë, Josa vendos që unë të luaj si “10-sh”. Më ta provojmë dhe unë i thash që nuk është problem”.

“I shënoj tri gola dhe më thotë që nuk e ka pasur keq dhe nga ajo lojë....”, vazhdon rrëfimin e tij ylli i Clujit.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app