LAJMI I FUNDIT:

Heshtje në Entin Shtetëror për Statistika në RMV lidhur me keqpërdorimet e përkatësisë etnike

Heshtje në Entin Shtetëror për Statistika në RMV lidhur me keqpërdorimet e përkatësisë etnike

Enti Shtetëror i Statistikave vazhdon të heshtë për skandalin e keqpërdorimit të përkatësisë etnike në konkursin e fundit të këtij institucioni. As sot nga Enti Statistikave nuk morëm asnjë përgjigje nëse kanë ndërmarrë hapa për keqpërdorimet e evidentuara ose jo. Përveç dy të punësuarve me etni turke të cilët janë sistemuar në pozicionet e parapara për shqiptar, Alsat ka zbuluar edhe një rast tjetër nga i njëjti konkurs. Në departamentin për industri dhe ndërtimtari, në vendin e një turku ashtu siç ka parashikuar mekanizmi i balansuesit është punësuar një maqedonase me emrin Verica Dinova.

Ndërkohë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës thonë se për momentin nuk ka mekanizma për të parandaluar një gjë të tillë. Ministri Admirim Haliti thotë se dikasteri i tij është duke punuar në krijimin e një moduli përmes të cilit do të pamundësohet keqpërdorimi i mekanizmit të balansuesit gjatë punësimit. Për këtë sipas tij, ka mbështetjen edhe të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

“Ne si Ministri jemi duke i ndjekur të gjitha problemet të cilat paraqiten gjatë zbatimit të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjit për shërbyesit administrativ dhe të njëjtit i detektojmë dhe zgjidhim përmes zgjidhjeve të reja ligjore, duke krijuar një modul mbi platformën e Agjencisë së Administratës për të fiksuar (pamundësia për ta ndryshuar) ndryshimin e numrit amë të kandidatëve dhe përkatësinë etnike. Ky modul është në përputhje me të drejtën e pa kontestuar për shprehje të lirë të përkatësisë kombëtare të garantuar me Kushtetutë”, deklaroi Admirim Haliti, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.


Alsat ditë më parë publikoi vendimet nga konkursi i fundi i Entit Shtetëror të Statistikave të përfunduar më 29 dhjetor të vitit kaluar. Në vendimet të cilat i ka firmosur drejtori i këtij institucioni, Apostoll Simovski vërehet se në vend të dy shqiptarëve janë punësuar dy turq. Kjo dyshohet të ketë ardhur si rezultat i deklarimit të rrejshëm të përkatësisë etnike nga ana e kandidatëve edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar ose përgënjeshtruar nga Enti i Statistikave./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori