LAJMI I FUNDIT:

Heshtja e qytetarëve si akt patriotizmi!

Derisa shtetet përreth Kosovës janë në përgatitje e sipër që qytetarët e vet t’i pajisin me pasaporta të reja biometrike, për t’ua mundësuar qytetarëve të tyre lëvizjen e lirë pa viza, Kosova po përpëlitet në valët e turbullta të krizës, e cila veç parandihej kur udhëheqësit politikë të PDK-së, në kreun shtetëror të Kosovës, dalin publikisht me skenarë që ndryshojnë brenda javës.

Eksperimenti politik matematikor, i kalkuluar me numrat e deputetëve të AKR-së dhe të PDK-së, po tregohet si joreal dhe i dëmshëm për proceset e mëtejme politike. Ky veprim i pamenduar mirë nga aspekti konstitucional dobësoi dukshëm pozitën e PDK-së në sytë e qytetarëve. Kjo ishte vetëm uverturë në krahasim me ngjarjet që pasuan më vonë.


U përgatitë menyja zgjedhore për një presidente koncesuale jashtë ulëseve të parlamentit, duke shfrytëzuar dorëheqjen e parevokueshme, politikisht të motivuar, të ish presidentit Sejdiu. Presidentja e vendit, e cila ishte politikisht e hendikepuar, as nuk kishte ndonjë karizmë liderizmi, e as oratorie. Falë ndihmës së vëllait të madh amerikan, ajo po hyn në valët e një beteje të re politike, për të mbajtur pozitën e presidentit deri në fund të mandatit. Treshi nënshkrues i marrëveshjes, edhe pse të pakënaqur me vendimin e fundit të presidentes, për të kërkuar gjykim të drejtë nga Kushtetuesja, po pretendon që një marrëveshje trepalëshe politike ta hedh juridikisht si të pavlefshme. A nuk ishte e njëjtë marrëveshja e pashkruar e Dell, Thaçi dhe Sejdiu, që Sejdiu të mbante ulësen e të parit të shtetit dhe të LDK-së? Por, në rastin e interferimit politik dhe atij kushtetues, marrëveshjet po politike bien!

Nuk janë këto ngjarjet dhe i gjithë ky spektakël medial tronditës në krahasim me procesin Bllaca, ngase ai njëherësh akuzon shumë njerëz të involvuar, për të cilët qytetarët e Kosovës kishin respekt për të kaluarën e tyre politike. Sigurisht që askush nuk mund të mohojë të bëmat e tyre për rrugëtimin e suksesshëm të Kosovës, por nëse vërtetohen si të sakta pohimet e qytetarit Nazim Bllaca, atëherë ata duhet të japin llogari para gjyqësisë, ngase kështu e thonë ligjet vendore dhe ndërkombëtare që përputhen me normat e rendit demokratik dhe shtetëror të Kosovës (e cila është deklaruar se do të respektoj këto parime).

Pse ka jetuar aq gjatë krimi pa u ndëshkuar në vend? Mbase për interpretimet e gabuara të heshtjes si akt "kombëtarë", ndonëse shumë persona drejtpërdrejt të implikuar vegjetojnë në partitë politike si persona VIP. Inkriminimi i kaq shumë personave të rëndësishëm dhe afria e tyre me krimin ka sjellë vendin para një krize morale, që po i hap dyert e kriminalizimit të luftës çlirimtare të UÇK-së. Tash po kuptohet më qartë pse u viktimizua ajo dhe pse u pranua aq lehtë shpërbërja e saj pas luftës, duke e riformatizuar atë si një forcë e zbehtë zjarrfikësish.

Nuk është hera e parë në historinë e krijimit të shteteve, kur bëhen gabime të rënda gjatë fazës kaluese nga lufta në paqe. Ngase, "çlirimtarët" mund të keqkuptojnë detyrat e reja dhe meritat e tyre ushtarake t’i personalizojnë duke i keqpërdorur lidhjet gjatë luftës.

Gabimet që kanë shoqëruar luftën, të një rivaliteti më shumë politik sesa ushtarak në mes të FARK-ut dhe UÇK-së, po rikthehen tash në mënyrë shumë të egër në skenën politike. Konfrontimi i hapur i linjës së institucionalistëve, të cilët mbetën mbrapa proceseve të konsolidimit ushtarak, krijoi diskrepancën në mes të këtyre dy faktorëve të rëndësishëm, që lufta të mos institucionalizohet dhe që lufta të mos kuptohet si proces i rindërtimit të vendit.

Fatkeqësisht ndodhi më e keqja. Një pjesë e madhe e personave agresiv me të kaluar të dyshimtë, falë angazhimeve ushtarake u përvodhën në institucionet e pasluftës, duke kryer vepra të rënda të krimit të organizuar, uzurpime tokash, falsifikim dokumentesh pronësore, mashtrime gjatë shitblerjeve, fshehje të dokumentacionit zyrtar për qëllim përfitimi, deri te implikimi i drejtpërdrejt i avokatëve, i prokurorive dhe i gjyqësisë në bashkëpunim me krimin e organizuar. Jo rrallë zyrat e gjyqësisë kosovare ishin vende ku tregtohej pasuria e paluajtshme dhe zyrtarizoheshin dokumentet e falsifikuara.

Se nuk është hera e parë që shërbimi sekret i ndërtuar gjatë luftës të abuzohet, tregoi edhe rasti i Kosovës. Më e keqja është se SHIK-u i krijuar me sukses gjatë luftës, dështoi pas luftës, ngase institucionet kosovare u dorëzuan shumë herët nga uragani i presionit të ndërkombëtarëve, duke zhveshur pushtetin faktik nga ai vendimmarrës në atë shërbyes. Që atëherë ishte vështirë të kontrollohej SHIK-u, ngase influenca e shërbimeve sekrete të ndryshme që ishin prezentë në Kosovë përmes UNMIK-ut, ishte e madhe.

Kosova ishte bërë terren i përshtatshëm i shitblerjes së informatave sekrete, ngase institucionet “filizë" të Kosovës nuk kishin ndonjë përvojë në ndërtimin e shtetit. Shumica e të punësuarve nëpër ministri ishin të papërvojë, ndërsa e vetmja gjë që kishin mësuar nga sistemi kriminel i Serbisë ishte krimi i organizuar, reketimi, ryshfeti… duke krijuar binomin e kriminelëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Më e keqja e gjithë kësaj ishte se kjo e keqe që po shtrihej gati në të gjitha institucionet vendore kishte si arsyetim bizar "patriotizmin".

Ndërtimi i shtetit shikohej nga prizmi partiak, dhe benefitet që sillte angazhimi në partitë politike. Kështu, jo që ndërtohej shteti, por ai parcializohej dhe dobësohej dukshëm. Partitë politike në marshimin e tyre partiak krijuan shërbimet sekrete partiake dhe loja politike dalëngadalë po sharronte në lymin e krimit dhe luftën e pashpallur të shërbimeve sekrete partiake, që si qëllim parësor kishte shtrirjen e ndikimit në ndërmarrjet publike. Sepse, aty krijohej edhe pasurimi i përnjëhershëm i liderëve politikë dhe nuk mund të thuhet që ndonjëri nga udhëheqësit partiak ishte imun nga kjo formë e pasurimit të shpejtë.

Edhe institucioni i krijuar për privatizimin e ndërmarrjeve, si ai i AKM-së – AKP-së, pa ndonjë kornizë adekuate ligjore, ishte qendër e mashtrimit dhe vjedhjes së pasurisë kombëtare. Ata janë përgjegjësit kryesor të dështimit dhe gjeneratorët e shkallës së lartë të papunësisë në Kosovë. Aty adresohen edhe vjedhjet e shumta të pronës shoqërore-publike. Nuk ka sesi të arsyetohen as sindikatat lokale dhe ato qendrore që lejuan plaçkitjen e ndërmarrjeve publike dhe largimin e dhunshëm të punëtorëve nga uzinat, të cilat i kishin ndërtuar vetë me djersën e tyre, por edhe me ndihmën e taksapaguesve kosovarë.

Nuk ka nevojë për ndonjë investigim të veçantë. Vetëm shiko si jetojnë politikëbërsit. Shiko ekstravagancën dhe derdhjen e tepruar të parasë publike nëpër tubimet elektorale; kur mbahen zgjedhjet për vendet vakante të të parëve nëpër komuna… Aty mund t’i gjesh kriminelët e të gjitha ngjyrave, ideologjive, aty ke orgjinë e estradistëve muzikorë, ke pornografinë politike-publike. E si mund t’i quash ndryshe ata që zhvatin mjetet publike duke mashtruar elektoratin? Pa u skuqur fare!?

Në trend

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri

Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri

Nutricion
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori